Ne planetin MARS ka bore...

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Sonda Phoenix Mars Lander ka vrojtuar deboren mbi planetin Mars.Ka ndodhur ne 4 km lartesi siper vendit ku kishte ndodhur ulja me 25 maj te 2008.
(foto Nasa).
 
Dhe mua me habiti kur e lexova kete lajm e me duhet te them bravi shkencetareve qe po bejn hapa te medha ..
 
Shkencëtarët vërtetojnë se në Mars bie borë

Debora-300x168.jpg


Një tjetër zbulim mbresëlënës bënë shkencëtarët për planetin e kuq, Marsin.

Këtu e shumë kohë, është vërtetuar se në polet e planetit të kuq bie dëborë. Gjithashtu, siç citon alb-observer.com, është vërtetuar përbërja e dëborës, e cila përbëhet nga kristalë të ngrirë dhe dyoksid karboni.

Studiuesit e MIT, pretendojnë se ata mundën të “matin” madhësinë e flokëve të dëborës, të cilat janë mikroskopike. Sipas rezultatit të studimit të tyre, një flok dëbore ei marsit, ka madhësinë e një qelize të kuqe gjaku.

“Nëse gjendet dikush në Mars, do ta përjetojë rënien e borës si mjegull, ngaqë ajo nuk bie flokë-flokë, por si grimca të rafinuara”, pohon Kerry Kachoi, profesore e Aeronautikës dhe Astronautikës në MIT dhe anëtare e ekipit të studiuesve, të cilët u bazuan në të dhënat që janë dërguar nga satelitët e MGS dhe MRO, që ndodhen në orbitë rreth marsit. Studimi i tyre u botua në revistën shkencore “Journal of Geophysical Research”.

Robotët hulumtues të Marsit, kanë dërguar imazhe të dëborës tek bie në polet e planetit të kuq./alb-observer.com/
Mars-debor.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top