Në Parkun e Madh ka kosha për mbeturinat, por qytetarët i hedhin përtokë (Foto)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në Parkun e Madh ka kosha për mbeturinat, por qytetarët i hedhin përtokë (Foto)

liqeni-1.jpg


Pak javë më parë Liqeni Artificial i Tiranës mori çmimin “Flamuri i Bardhë” si një certifikim i pastërtisë së ujit dhe basenit të sigurt. Por që ky nivel vlerësimi të rikonfirmohet sërish në vjeshtë është e domosdoshme që jo vetëm ndërmarrjet e bashkisë të kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tij, por më së shumti kërkohet edhe kujdesi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin dhe për t’i hedhur mbeturinat në vendet e caktuara.

Siç shihet edhe nga fotot, pavarësisht punës së përditshme dhe mesazheve ndërgjegjësuese, punonjësit e APR-së vijojnë të nxjerrin çdo ditë nga liqeni masa pa fund mbeturinash urbane që qytetarë të papërgjegjshëm vijojnë t’i hedhin në ujë. E njëjta situatë vërehet çdo ditë edhe në investimet e tjera të kryera në një sërë objektesh në Parkun e Liqenit, ku qytetarët çdo mbetje të produkteve që konsumojnë e hedhin në tokë.

Një situatë kjo që tregon se të investosh për të përmirësuar infrastrukturën dhe rritur aksesin në Parkun e Madh të Liqenit është njëra gjë, ndërkohë që për mirëmbajtjen duhet puna dhe angazhimi i të gjithë aktorëve, si ndërmarrjeve bashkiake ashtu edhe i qytetarëve.

“Në Parkun e Madh ka plot kosha mbeturinash. Duhet vetëm 1 përpjekje nga Ju! Të mbani mbeturinat e t’i hidhni te koshi më i afërt! Jo në tokë, jo në liqen, jo kudo në ambient! Ne pastrojmë, çdo ditë, por ky mision është i pamundur pa mirësjelljen Tuaj!”, shkruan APR ne faqen e saj ne Facebook.

liqeni1-1.jpg


liqeni11.jpg


liqeni9.jpg


liqeni12.jpg
 
Qytetar te pa kultur dhe te papargjegjshem,keta qe hedhin mbeturinat keshtu!!
Turp!!
 
S'ka ligj, prandaj! Vendosi gjoba edhe shiko nese do te hedhin mbeturina apo jo! Kjo tregon qe shqiptari eshte fare i pandergjegjshem per pronen publike, per pronen e perbashket.
Njerez pa minimumin e kultures!

Darius
 
Para disa ditesh pashe nje video ne FB , diku nga vendet e lindjes ku dikush hodhi nga makina disa qese dhe ata qe ishin pas , ja moren dhe ja hodhen serisht ne makine,,bile e detyruan ti mblidhte te tjerat.

Une mendoj se eshte ndergjegja ajo qe na mungon!
 
Edhe nese ska robi e fut ncante mbeturinen dhe e hedh ne shpi. Kurre s'kam hedhur mbeturina ne rruge as para 15 vjetesh ku skish gjurme koshi ne Tirane!
Ama zgjidhja e vetme eshte gjoba. Keshtu u be Singapori shteti me i paster ne bote!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top