Në Nëntor shfaqet filmi mbi jetën e Mike Tyson

cent

...Lontano
Më 16 nëntor do të dalë filmi i ri i regjisorit Spike Lee mbi jetën e boksierit të famshëm Mike Tyson, një ndër më të mëdhenjtë e këtij sporti, por njkohësisht edhe një ndër njerëzit më të përfolur në planet për keqadministrimin e karrierës, si dhe jetës së tij.
2md52xc.jpg
Në një intervistë për The Sun ish-kampioni i peshave të rënda foli gjerë e gjatë për jetën e tij dhe rikujtoi gjithashtu edhe episodin e dy muajve më parë. Në fakt në New York, në muajin gusht, ajo që duhej të ishte një sallë e zakonshme konference për shtyp, apo sallë ku Tyson duhet të fliste për rilindjen personale si dhe t’i shpallte gjithë botës mbarë rikthimin e tij si promoter boksi, u shndërrua në një sallë rrëfimi, ku Iron Mike i shtangu që të gjithë, përfshirë edhe bashkëshorten e tij Kiki, që e morri vesh të vërtetën e hidhur pikërisht në atë mënyrë. 47-vjecari nga Brooklyn pranoi hapur para kamerave se I ishte rikthyer sërish pijes, vesit të tij të vjetër, duke fshirë kështu katër vjet përpjekje dhe sforcime për t’I qëndruar larg shishes.

Mike Tyson – Isha në Las Vegas. Që të gjithë vazhdonin të më përsërisnin se isha fantastik dhe unë ndihesha shkëlqyeshëm, më mirë se cdo herë tjetër të jetës sime. Të paktën deri ditën tjetër, kur kuptova se isha një i alkoolizuar. Rrëfimi më bëri që të humbas aprovimin e dikujt, por në krahun tjetër më bëri të ndihem shumë mirë. As gruaja ime nuk e dinte që kisha filluar sërish pijen përpara konferencës për shtyp dhe për ta bindur që të kishte përsëri besim te unë ishte vërtet shumë e vështirë, deri në atë pikë sa akoma edhe tani më pyet: Përse I lëviz buzët në atë mënyrë? Përse po djersit?

Mike Tyson pranon se ka qenë për shumë kohë një i pamatur që nuk bënte gjë tjetër përvecse të shkelte rregullat, por për fat të keq të gjithë I hapnin rrugë, pasi Iron Mike konsiderohej si një makinë që prodhonte para. Duke njohur shumë mirë të kaluarën është e kuptueshme që të kishte dyshime bashkëshortja e tij Lakiha Spicer, që duke filluar nga viti 2009 është njëkohësisht edhe gruaja e tretë e Tyson, me të cilin ka dy djem, të quajtur Milan dhe Marok,

Mike Tyson – Gjatë asaj kohe kam qenë një i pamatur që varej nga gjithcka dhe që thyente shumë rregulla, por më toleronin, sepse u jepja të gjithëve një thes me lekë. Këtë herë megjithatë gjërat janë ndryshe. Prej dy muajsh nuk humbas asnjë takim në seancat e shoqatës “Alkolistët Anonimë” dhe po I hedh hapat një e nga një. Mbi të gjitha jam I lumtur që jam gjallë.

Tashmë është rasti për t’ia demonstruar gjithë botës dhe kjo do të ndodhë më 16 nëntor, pikërisht ditën kur kanali i famshëm i boksit HBO do të transmetojë filmin “Mike Tyson: E vërteta e padiskutueshme”, një film me metrazh të gjatë i Spike Lee i xhiruar në Broadway, gjatë shfaqjes “one man show” me të njëjtin emër.

Një histori pa dorashka e 47 viteve të jetës së tij, pikërisht jetës ku pranon se gjatë ndeshjeve të boksit nuk i bëhej aspak vonë nëse vdiste në ring apo jo, e ku ishte i bindur se nuk do të kalonte të dyzetat. Një histori ku Tyson flet me një transparencë që nuk ishte vënë re kurrë më parë duke zbuluar gjithcka rreth së kaluarës: që nga përdhunimi i Desiree ثashington, që e coi drejt e në burg dhe për të cilën edhe sot e kësaj dite vazhdon të deklarohet i pafajshëm. Tyson në të tregon se ditëve të sotshme nuk qëndron më i vetëm në një dhomë me një femër, përvec se me gruan e tij, por gjithashtu 47-vjecari kujton edhe ndeshjen e vitit 1997, ku I kafshoi veshin të madhit Evander Holyfield, kafshim që i kushtoi atij një vit pezullim si dhe një gjobë të majme prej plot 3 milionë $. Kid Dynamite sic ka qenë edhe nofka tjetër e tij pranon se është sjellë si i cmendur, por në film gjithashtu Tyson shton se ndihet mjaft mirë që Holyfield e ka falur. Në të flitet edhe për rrënimin e tij në aspektin ekonomik të një dekade më parë, pavarësisht shumës marramendëse prej plot 300.000 milionë $ që ka fituar në karrierë, deri në atë pikë sa gruaja e tij të mos kishte para as për të bërë dot pazarin. Mike Tyson pranon se gruaja aktuale e do vërtet dhe po bën cmos për të pastruar emrin e tij nga dënimi i dikurshëm për përdhunim, sidoqoftë Tyson, një ndër boksierët më të famshëm të të gjitha kohërave e mbylli rrëfimin e tij me fjalët se po bën cmos për të qenë I lumtur, në paqe me veten dhe për të qenë një njeri më I mirë nga c’ishte më parë, sepse sic e thotë edhe vetë Iron Mike “Tek e fundit të ngjitesh në skenë apo në ring praktikisht është e njëjta gjë, dhe diferenca e vetme është se pas shfaqjes nuk të duhet të shkosh në spital”.
/S.Sport
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Në Nëntor shfaqet filmi mbi jetën e Mike Tyson

Filmi qe paska me dal :cekic: E cfare munde te mesoje njeriu prej nje jete te tipit Tayson :hmm::hmm:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top