Në luftë edhe pas 35 vjetësh të përfundimit të luftës

Kresha

A pretty face can never trick me
Kolona e ushtarëve të molisur e të dobësuar depërtonte nëpër xhungël kur papritmas filluan të fluturojnë plumbat e viet-kongistëve. Nuk është ky skenar filmi, por realitet gati i përditshëm i dhjetëra mijëra pjesëtarëve të popullit Hmong, i cili akoma, 35 vjet pas përfundimit zyrtar, bëjnë luftë me njësitë e Vietnamit komunist.

Derisa për shumicën botës rënia e Sajgonit në maj të vitit 1975 pati shënuar fundin e një prej luftërave më të përgjakshme në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, për pjesëtarë e popullit Hmong ky ishte fillimi i ferrit. Nga mesi i viteve ’60 CIA amerikane pati armatosur e stërvitur ushtarët nga Laosi, të cilët u ndihmonin në luftë kundër sulmuesve komunistë nga veriu. Gati 40 mijë pjesëtar të popullit Hmong patën marrë armatimin dhe stërvitjen amerikane, por edhe premtimin se, qoftë larg, po shkoi diçka keq, do të evakuohen në SHBA.

Megjithatë, me rastin e rënies së Vietnamit Jugor dhe depërtimit të furishëm të luftëtarëve komunist të Vietkongut, nga vendi u arrit të evakuohen vetëm liderët e hmongëve, derisa afro 60 mijë të tjerë mbetën në mëshirën e forcave të Vietnamit Verior. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, mija pjesëtarë të këtij populli qenë tërhequr thellë në xhungël, kurse ata që mbetën nëpër qytete vriteshin pa kurrfarë gjykimi.

“Ejani dhe na shpëtoni, jemi të zhgënjyer dhe në fund të fuqisë. Atëherë kur shefi i CIA-s më pati dhënë këtë granatahedhës dore, ai më pati thënë se jam njëri prej tyre, kurse tash na kanë harruar fare”, tha Va Ming për Independentin britanik, një 55-vjeçar i cili lufton nëpër xhungël që nga rinia e hershme. Janë të uritur, pa lakuriq e të zbathur, ushqehen me lëvore të bimëve apo me minj pylli që i zënë, kurse armët i grabisin nga armiku. Kur luftëtari vdes, armën e tij e marrin fëmijët e tij, duke e ditur se lufta deri në vdekje është e vetmja rrugëdalje, pasi në mëshirë nuk mund të llogarisin. Tashti kanë mbetur vetëm disa mijë sish. “Kur komunistët të na vrasin të gjithëve, mos lejoni të harrohemi”, tha Va Ming. /koha/
 
Back
Top