Argumenti që analizon psikologu Paul Bloom në studimin “Të mirë lindim. Origjina e së mirës dhe së keqës.” është ne lindim të mirë apo të këqij
Sipas Bloom, ndjenja e barazisë dhe drejtësisë është e lindur. Në eksperimentet e bëra te fëmijët, Bloom ka vrojtuar që të vegjëlit para një lodre që sillej keq, ishin të prirur natyralisht ta ndëshkonin.
Nga këto kërkime, shkencëtari ka deduktuar teorinë e tij, sipas së cilës, disa aspekte të moralit janë të lindura te njeriu. “Praktikisht, psikologjia e zhvillimit, biologjia e evolucionit dhe antroplogjia kulturore pranojnë që lindim me disa cilësi”, thotë Bloom.
“Aftësia për të dalluar sjelljet e mira nga të këqija, ose të mirën nga e keqja, solidariteti empatik, një ndjenjë përfshirjeje dhe barazie, bëjnë pjesë në bagazhet tona gjenetike që pastaj reflektohen në sferën e njohjes dhe sjelljes”.
Sipas kësaj teorie, dhe pse shumë nuk janë dakord, mund të rrëzohen mitet e moralit ose idetë që vetëm nëpërmjet edukimit dhe kushtëzimeve sociokulturale zhvillojmë idenë e së mirës dhe së keqës.
Sipas psikologut, përkundrazi, ne lindim me aftësinë për të shprehur një gjykim moral që më pas forcohet duke përdorur arsyen.
Revista class