Arfenilla
Themelues i Forumit
Ministria e Punëve të Brendshme po shqyrton kërkesën e komunës së Kaçanikut për lejimin ose jo të regjistrimit të një çifti homosekualësh që ka trokitur në Zyrën e Martesave në Komunën e Kaçanikut me një kërkesë për lidhjen e tyre.
Një kosovar, i lindur në vitin 1988 dhe i dashuri i tij, shtetas i huaj i ditëlindjes 1956, kërkuan të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Por kërkesa e tyre shokoi Zyrën e Martesave së Kaçanikut, në radhë të parë për shkak se për rrethanat kosovare kjo kërkesë është e jashtëzakonshme, dhe në radhë të dytë zyrtarët nuk kishin njohuri nëse mund ta bëjnë këtë gjë ligjërisht.
“Neve na ka ardhur kjo kërkesë sot dhe ajo po shqyrtohet”, -ka thënë një zyrtar i MPB-së, raporton “Express”.
Ndërkohë, në komunën e Kaçanikut nuk kanë dhënë hollësi për këtë rast. /albeu.