Titulli: Ne Korce Mjeku dhe Infermieri terheqin zvarr pacientin e hellin ne tortuar
KORاث - Ata që supozohet të shpëtojnë jetë njerëzish, janë bërë objekt e një ngjarje skandaloze, pasi lanë në mes të rrugës dhe në mëshirë të fatit një pacient. Skandali shënohet në zonën e njohur si Shën Triadha në qytetin e Korçës, pasditen e 29 prillit.
Denoncues i kësaj situate është bërë një dëshmitar i rastit, i cili filmoi ngjarjen e paprecedentë ndodhur nga një prej ambulancave të Korçës. Pamjet tregojnë sesi një mjek dhe një infermier tërheqin zvarrë një pacient, të cilin më pas e lënë në trotuar, të mbështetur pas një muri.
Njëri nga bluzat e bardha hipën në ambulancë, ndërsa tjetri duket që komunikon me një qytetare, e cila ndoshta reagon për sjelljen e tyre. Nuk dihet nëse personi i tërhequr zvarrë është një pacient apo një person i dehur, por mungesa e shërbimit ndaj tij e bën një rast të paprecedentë.
13:03 - "Ishte i dehur, na njoftoi e ëma për gjendjen e tij"
Pak orë pas publikimit të videos, dalin detaje të reja për ngjarjen me ambulancën e Korçës. Burime nga spitali bëjnë me dije se, personi i tërhequr zvarrë ishte i dehur. Ambulanca u njoftua përmes një telefonate nga nëna e tij, e cila lajmëroi spitalin lidhur me gjendjen e të birit. Ekipi mjekësor më pas ka shkuar për ta marrë në banesë, por është kthyer mbrapsht. Dyshohet se në ambulancë ka pasur debate mes personave, e më pas pacienti është lënë në trotuar, në murin e shkollës “Demokracia”.
Ministria e Shëndetësisë: Pezullohet nga detyra mjeku dhe infermieri
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me këtë incident. Uniformat blu njoftojnë se pas denoncimit të ngjarjes, Drejtoria e Spitalit Rajonal Korçë pezulloi nga detyra mjekun ا. F., dhe infermierin A. ا. “Me marrjen e njoftimit mbi rastin e ditës së djeshme (29/4/2015) të raportuar sot (30/4/2015) nga disa media, për sjelljen e një ekipi mjekësor të shërbimit të urgjencës mjekësore dhe shërbimin e munguar të kujdesit shëndetësor ndaj një qytetari në Korçë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Korçë ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra për mjekun ا. F., dhe infermierin A. ا.”, thuhet në njoftimin e minsitrisë.
/Shekulli