LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Pavarësisht dëshirës, jo të gjithë arrijnë të gjejnë shpirtin e tyre binjak në jetë. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të vetmuarve, një faqe interneti ka publikuar së fundmi një mundësi shumë të mirë për ata të cilët janë ende vetëm.
Match.com, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të saj, ka vendosur ti bëjë dhuratë kandidatit fitues një udhëtim në pesë vende të ndryshme të botës, përkatësisht në Nju Jork, Rio de Zhaneiro, Romë, Stokholm dhe Paris.
Fituesin do e presin banorë të shteteve ku do shkojë, duke i dhënë mundësi jo vetëm të sodisë bukuritë natyrore, por dhe ato njerëzore, duke kërkuar midis tyre të duhurin.
Udhëtimi do të zgjasë gjashtë javë dhe do të zhvillohet gjatë muajve qershor dhe korrik, me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Gjithashtu kandidatit fitues do i jepet dhe një buxhet ekstra, sepse në fund të fundit, në të tilla raste kurrë si dihet.
Si pjesë e procesit të aplikimit kandidatët pyeten që të përshkruajnë lidhjet e tyre më të mira dhe më të këqija dhe pse ata duhet të jenë të zgjedhur për këtë aventurë.
Kandidati i zgjedhur do të jetë në gjendje për të zbuluar gjithçka që çdo qytet ka për të ofruar, që nga samba braziliane dhe sauna suedeze, deri tek shijimi i një kafeje te shatërvani ‘Trevi’ në Romë dhe shëtitjes dorë për dore përgjatë ‘Champs-Elysees’ në Paris.
E nëse kjo nuk ju duket aspak keq, atëherë keni kohë deri në 30 prill për të aplikuar dhe për të gjetur dashurinë e vërtetë nëpër botë. / Top Channel