Në halifatin e Omer Ibn Abdul Azizit: Ujqërit dhe Delet kullosnin bashkë!

Ado

FISEBILIL-LAH


Malik bin dinari përcjell: Kur mori halifatin, barinjët e dhenëve, që rrinin nëpër maja të maleve, thonin: “Kush është ky prijës i mirë, që është shfaqur tek njerëzit?”

- Si e kuptuat këtë, i pyetën?

- Kur njerëzve u vjen një halife i mirë ujqit dhe luanët ndalen dhe nuk na ngacmojnë në punën tonë, – thanë barinjët.

- Hasan Kasari thotë: Unë milja dhentë në halifatin e Omer Ibn Abdul Azizit dhe një ditë kalova pranë një bariu, te kopeja e të cilit qëndronin rreth 30 ujqër, të cilët i mendova për qen, ngase nuk kisha parë ujqër më parë.

- O bari, – i thash, – për cfarë të duhen gjithë këta qen?
- O biri im, nuk jan qen, por ujqër, më tha bariu.

Subhanallah, Ujku qëndron me bagëtinë dhe nuk i dëmton?!- i thash unë.

Ai më tha: “O biri im, kur koka është në rregull, edhe trupi nuk pëson sëmundje.” Këto fjalë ishin për halifatin e Omer Ibn Abdul Azizit .

- Musa bin eajani thotë: “Ne po ruanim bagëtitë në kirman gjatë halifatit të Omer Ibn Abdul Azizit . Betohem në Allahun, se dhentë bashkë me ujqërit kullosnin bashkë në të njejtin vend. Një natë njëri nga ujqit u hodh për të ngrënë një dele dhe thash: “S’ka dyshim se njeriu i mirë ( Omer Ibn Abdul Azizi ) paska ndërruar jetë. ” Hamadi thotë: Këtë ma tregoi ai apo dikush tjetër, se e kishin llogaritur atë ditë dhe ishte pikërisht nata, që ai (Omer Ibn Abdul Azizi) kishte ndërruar jetë.

Këta janë disa shembuj që dëshmojnë se Omer Ibn Abdul Azizi ka qenë aq prijës i drejtë, sa që Allahu ka shtu bereqet në halifatin e tij, që edhe ujqërit kan abstenu nga dëmet e tyre ndaj bagëtive të barinjëve.

Kerim Gashi

marrë nga libri biografik – Prijësi i drejtë dhe asket Omer Ibn Abdul Aziz.
 
Back
Top