Në Francë nuk lejohet emri Nutella

Arfenilla

Themelues i Forumit
20150126200855703646.jpg
Një gjykatë franceze nuk e ka lejuar një çift që t’ia vë emrin vajzës së vet në bazë të kremit të famshëm - Nutella.

Komuna e Valenciennesit për këtë ndalesë u bazua në ligjin francez që i lejon gjykatës të ndalojë emra “që janë kundër interesit të fëmijës”.

Kjo nuk është hera e parë që gjykatat franceze kanë hasur në emra të tillë, pasi që më parë një çift kishte kërkuar që vajzës t’ia linte emrin “Fraise”, që i bie luleshtrydhe në gjuhen frënge.

Gjykata pasi që mohoi emrin Nutella ka thënë se ky emër do të “çonte në ngacmime dhe përçmim”, raporton gazeta franceze “La Voix du Nord”, transmeton koha.net.

“Nutella”, e lindur në shtator, tani ka emrin Ella, ndërsa “Luleshtrydhja”, tani ka një emër më tradicional francez Fraisine.

Në vitin 2013 një nënë ishte akuzuar se po përkrahë terrorizmin për shkak se i kishte veshur djalit të quajtur Jihad një fanellë ku shkruante “Unë jam bombë”, ndërsa prapa kishte datën e lindjes 11 shtator.

KOHA.net
 
Titulli: Në Francë nuk lejohet emri Nutella

Po emrat Clementine (mandarinë) ose Cerise (qershi) pse i lejojnë? :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top