Në ditën e xhamisë së hapur në Gjermani, mbi 100 mijë vizitorë

Kresha

A pretty face can never trick me


Mbi njëqind mijë vizitorë gjermanë kanë vizituar ambientet e shtatëqind xhamive dhe qendrave islame në mbarë vendin, ditën xhamisë së hapur. Kjo është një festë e cila organizohet çdo vit në Gjermani paralelisht me festën e bashkimit të dy gjermanive me tre tetor. E gjithë festa u shoqërua nën moton “Muhamedi, profeti i dhembshurisë”.
Për herë të parë, dita e xhamisë së hapur filloi të festohej në Gjermani në vitin 1997, si nismë e këshillit të lartë të myslimanëve. Me kalimin e viteve, ajo u shndërrua në një festë tradicionale, ku komuniteti mysliman i cili vlerësohet të jetë katër milionë, shpreh dëshirën për tu hapur ndaj shoqërisë, për dialog dhe konfirmon faktin se i përket shoqërisë gjermane.
Zëdhënësi i këshillit koordinues mes organizatave islame, Ejmen Mezajk, u shpreh se përzgjedhja e motos “Muhamedi profeti i dhembshurisë” me këtë rast, synon ti prezantojë vizitorët me jetën e profetit Muhamed a.s, misionin e tij si dhe rolin që luajti si një profet i dhembshurisë dhe paqes.

Biseda dhe informacion


Të gjithë vizitorët priteshin me dhurata simbolike, ushqime dhe pije. Ata bënin një vizitë në ambientet e xhamisë, ku u shpjegohej roli i xhamisë, rëndësia e namazit në jetën e myslimanëve etj...
Në këtë festë morën pjesë edhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh gjermanë, ku nuk munguan bisedat, panairet e librave, fotot, kaligrafitë arabe, artet osmane dhe aktivitete për fëmijët.
Komisionieri i integrimit në qeverinë lokale të Berlinit, Gunter Benning, gjatë çeljes së festës tha:”Kjo traditë vjetore ofron potenciale të mëdha për dialogun kulturor dhe fetar, si dhe prezantimin në mënyrë të drejtpërdrejtë me Islamin dhe myslimanët.”
Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Berlin, treguan se çdo parti e cila e bazon fushatën zgjedhore tek armiqësia ndaj islamit dhe tek fanatizmi, nuk ka vend në kryeqytetin tonë, i cili është shembull i multikulturalizmit.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i qendrës gjermane të kulturave, tha se islami tashmë është bërë pjesë e pandashme e Gjermanisë dhe se njohja e historisë islame, përbën një bazë të rëndësishme për forcimin e vlerës së bashkëjetesës paqësore dhe respektit reciprok mes myslimanëve dhe jomyslimanëve.
Shumica e pyetjeve të vizitorëve gjermanë u fokusua në konceptin e hyjnisë në Islam, jetën e profetit Muhamed dhe impaktin që ka në jetën e myslimanëve. Ata pyetën edhe mbi statusin e gruas në islam, hixhabin, namazin, xhamitë, përse nuk lejohen pikturat dhe statujat e profetit Muhamed ose të Zotit.

Mbresa dhe përshtypje

Një numër i madh vizituesish thanë për Alxhazira se kanë marrë pjesë edhe herë të tjera në këtë festë, të nxitur nga simpatia për arkitekturën islame dhe dëshira për tu prezantuar me xhamitë, kubetë dhe minaret e larta. Të tjerë u shprehën se kanë ardhur në xhami thjesht nga kureshtja që kishin për të mësuar diçka më shumë rreth islamit.
Doktoresha e re në moshë, Ana, na tha se takimi me disa aktiviste myslimane e kishte ndihmuar të korrigjojë një imazh të gabuar rreth gruas myslimane. Kurse Liza, një gjimnaziste tha se bujaria e mikpritëseve turke, e kishte shtyrë të mësojë më shumë mbi islamin në ditën e xhamisë së hapur./AO/

Open Mosque Day welcomes non-Muslims in Germany - Press TV News - YouTube
 
Back
Top