Kur bëhet fjalë për dashurinë, shumica e njerëzve mund ta ketë përdorur shprehjen “mosha është thjesht një numër”.
Por si do të reagonit ju, nëse do të shihni një burrë rreth të gjashtëdhjetave në një takim romantik me një femër të re, aq sa ajo mund të jetë mbesa e tij?
Për të arritur në një konkluzion më të saktë, britanikja “DailyMail” ka organizuar një takim romantik mes 69-vjeçarit Bill dhe 27-vjeçares Sian dhe kanë pyetur kalimtarë të rastësishëm se çfarë ata mendonin për këtë romancë kontroverse.
Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, një pjesë e vogël ka deklaruar se kjo nuk është ndonjë çudi, por pjesa më e madhe e tyre e shihnin si të pamundur, madje shumë shtonin se Bill duhet të jetë shumë i pasur, duke e lidhur marrëdhënien e tyre me paratë që ai duhet të ketë në bankë.
Po ju si do të mendonit?!
/ Top Channel