Në Berlin hapet kuzhina e parë popullore për qentë

Ghost

Anëtar i Nderuar
f.1105104453741_m.jpg

Në Berlin hapet kuzhina e parë popullore për qentë

Në Berlin është hapur kuzhina e parë popullore për qentë e njerëzve pashtëpi dhe të papunë, e cila kafshëve tyre të dashura u ofron shujtë pa pagesë.Përkundër krizës në rritje financiare botërore, drejtoresha e kësaj kompanie Claudia Hollm ka hedhur poshtë kritikat se do të ishte më mirë të mbledh para për njerëzit sesa për qentë.

"Njerëzit sot i nënçmojnë qentë, e ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ata të cilët kanë kontakte të pakta me njerëzit tjerë", ka thënë Hollm, për të shtuar se është njëjtë e rëndësishme që të ushqehet qeni, si dhe të mos lejohet që njerëzit të përjetojnë uri”.

Kompania e saj “Animal Board” financohet me anë të sponsorëve, në mesin e të cilëve janë edhe prodhuesit e ushqimit për kafshë.

Një gjermane e cila i shfrytëzon shërbimet e kësaj kuzhine, është shumë e lumtur për faktin se ekziston një vend i këtillë sepse ka dy qen, katër mace dhe disa minj.

"Me kaq kafshë që kam sigurisht do të vdisja urie po të mos ishte kuzhina për qentë", ka thënë kjo 20-vjeçare.

Kuzhina popullore për qentë është hapur vetëm një muaj pasi që po në Berlin janë shfaqur autobusët për qen, të cilët i transportojnë këto kafshë deri në qendrën luksoze për përkujdesje ndaj këtyre kafshëve./telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top