Në atdhe njeriu ka edhe të kaluar edhe të ardhme...

ida angel

:)
V.I.P
Në atdhe njeriu ka edhe të kaluar edhe të ardhme...Në vend të huaj ka vetëm të tashme...!

safe_image.php


Me beri pershtypje ky citat, duke shprehur qart se kudo qe te jemi vendlindja eshte baza jone.
Pavarsisht si eshte vendlindja ,eproret apo liderat politik qe e qeverisin si vend, asnjehere nuk mund te ndjejme indiferentizem per vendin tone .
Ndoshta ky citat bie ne kundeshtim me shprehjen tjeter '' Harro te kaluaren ,mos mendo per te ardhmen , jeto te tashmen ''
E tashmja e cdo emigranti shqiptar gjendet ne vend te huaj ,me kultura e tradita te vendit ku jeton ,por kjo nuk ndikon qe te lere ne harrese parimet dhe traditat shqiptare ,duke projektuar ne mendje ndoshta edhe nje te ardhme ne Shqiperi !

Cdo emigrant e di shume mire se cfare eshte vendlindja per te ,por nga ana tjeter njeh dhe vleren e jeteses qe ben ne vendin e huaj, ne kete te fundit Shqiperia nuk mund te krahasohet .
Por pavarsisht mireqenies ne Shqiperi/kushteve te jeteses ....e ardhmja ne Shqiperi eshte ne mendjen e cdo shqiptari !
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Në atdhe njeriu ka edhe të kaluar edhe të ardhme...

....kjo eshte e vertete.....mendjen dhe zemren e kemi gjithmon ne atdhe, edhe pse jetojme larg.......
....flas per vete...mendoj qe nje dite te kthehem....dhe te jetoj ne vendin tim................
 
Pe: Në atdhe njeriu ka edhe të kaluar edhe të ardhme...

Ne pergjithesi te gjithe qe jetojme jashte shqiperise kemi ndermend te kthemi ne nje ardhme te ''larget''...Ka njerez qe kane krijuar dhe familje ne emigrim dhe po ti pyesesh,,mendojne qe pas 20-30 vjetesh sido qe te jene femijet do kthehen ne Shqiperi...Femijet kane jeten e tyre,me kalimin e viteve njeriu vjen e plaket e deshiron pak ''qetesi'',kjo ''qetesi''zakonisht perkthehet me kuptimin perkujdesje...Keta ndjenja e vlera i merr vec ne vendin tend,sot per sot jetojme jashte,punojme dhe mendojme per te sotmen duke i dhene pak notat e nje te ''ardhme te afert''...Por dhe une edhe pse kam shkollen,punen,neser pas neser familjen time,por sidoqofte,ne Shqiperi do kthehem...Edhe pse ndoshta ne nje moshe te thyer apo sa do qe te jem,atje kam ndermend te jetoj,deri kur te mbyll syte....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top