Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ne ankand, pikturat e Hitlerit kur enderronte te behej piktor

  • Nga E3
  • Start date Start date
  • - Arti figurativ dhe krijimtaria
Pikturat, qe iu refuzuan dy here ne Akademine e Arteve ne Vjene, ruheshin nga nje artist i panjohur.

ANGLI - Keto jane disa nga vizatimet e Hitlerit ne vitin 1907, ne moshen 18 vjec, kur Adolf Hitler kerkonte te futej ne Akademine e Arteve te Vjenes. Ne proven e pranimit paraqiti disa dizenjo, te cilat nuk u pane te vlefshme ne demostrimin e vlerave te tij artistike. Sic behet e ditur, refuzimi do te ishte nje traume per Hilerin e ri, i cili enderronte te behej nje piktor i madh dhe i famshem.
thumbnail.php


Ne ditet e ardhshme, shtepia e ankandeve ne Angli, Mullocks Auctions do te nxjerre ne ankand dymbedhjete vizatime dhe skica te bera nga Hitleri ne 1908 dhe ne 1909. Duke u nisur nga keto dymbedhjete vizatime mund te kuptohet nese refuzimi ishte me baze apo jo. «Vizatimet, me karbon dhe laps jane me se te zakonshme. Dora nuk eshte e sigurt dhe prespektivat nuk jane te persosura.», thote Michael Laversidge, profesor i universitetit te Bristol. «Nuk gjendet asnje gjurme e nje artisti gjeni. Por, nese Akademia do ta kishte pranuar, Hitler mund te ishte bere nje piktor i matur.».

thumbnail.php

Te dymbedhjete vizatimet qe do te dalin ne ankand kane subjekte te ndryshme: nje grua te moshuar (ndoshta nena e diktatorit te ardhshem), meshkuj nudo, nje amfore, nje peizazh rustik, nje senator roman. Te gjitha vizatimet jane firmosur dhe disa nga ato kane edhe adresen e shtepise vjeneze te Hitlerit dhe ishin ne pronesi te nje artisti, te cilit nuk i njihet emri.
thumbnail.php


Hitleri kerkoi dhe nje here te dyte te hynte ne akademi, por edhe kjo perpjekje shkoi me kot: portat e shkolles se artit per te nuk u hapen. Ka mundesi, sic mbeshtesin shume kritike, qe refuzimi ne Akademia te qe nje nga vendimet me te keqija qe eshte marre ne histori: nese do te ishte pranuar ne nje kurs arti, ndoshta Hitleri nuk do t’i dedikohej politikes dhe per rrjedhoje nuk do te ishte bere nje udheheqes nazist.
Funksionaret e Mullocks Auctions mendojne qe vizatimet e Hitler do te shiten mes 4.500 dhe 7 mije euro secila.
thumbnail.php

thumbnail.php

infoalb​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back