Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
45561_1.jpg

PAKISTAN - Të paktën 943 gra dhe vajza janë vrarë në Pakistan gjatë vitit të kaluar, me pretendimin se kishin fyer nderin e familjes.
Këtë e bën të ditur një raport i Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP), raporton rel.

HRCP raportoi se 791 vrasje në emër të ruajtjes së nderit kanë ndodhur në vitin 2010, ndërsa në 2011-ën ky numër ka arritur në 943, mes të cilave dhe 93 të mitura.

Shumica e viktimave janë ekzekutuar për marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa 200 prej tyre janë vrarë për shkak se ishin martuar pa leje. Shumica e grave janë vrarë nga vëllezërit ose burrat e tyre.

Me gjithë numrin në rritje të raportimeve për këto vrasje, HRCP përgëzoi parlamentin e Pakistanit se ka miratuar ligjet që fuqizojnë të drejtat e grave.

(er.nu/BalkanWeb)

Pe: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

C'TE THUASH ,kur fjala" NDER" perkufizohet ne ne dy gishte "vagine mes kembeve.".pffffff..p.G.,
:(,.:(
 
Pe: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

me dhemb zemra kur degjoj keto gjera...

kafshet injorant... do doja ti vrisja tgjithe me te njejten indiferenc qe vran keto femra
 
Re: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Sa njerez te trashe aman, pfffff :(
Nderi nuk eshte i njevlefshem me jeten. Duhet patjeter shkolla riedukimi per keto njerez te Pakistanit!!! Injorance me shumice:(
 
Titulli: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Fanatizmi i "nderit"....Moralizmat dekadente jan nje plage e madhe ne kete bote te "perparuar"
 
Titulli: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

1000? Si "pak" me realitetin qe jetojne femrat ne ate cepin e botes.

Eshte gjynah per jeten e tyre, dakord nqs feja ose shoqeria e asaj pjese si pranon dot "pa nder", ti largojne...pse duhet ti VRASIN?

S'ka asnjeri te drejte te mari JETE! (e aq me shume te vendosi ne vendin e nje njeriu tjter).

Shpresojme qe do ndryshojne gjerat dhe andej.
 
Titulli: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Eshte desht te i vrasin edhe ata meshkuj qe kan bere mardhenje seksuale jasht martesore me keto femrat , gjithashtu eshte deshte te vriten edhe ata meshkuj qe jan martuar pa pyet me keto grat .
Nese kan shkuar me ligjin e Sheriatit at'here ligji eshte i njejte per 2 parte.
 
Ne vend te thuash te ndalohen vrasjet, ti propozon te vriten akoma me shume njerez....
 
Titulli: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Une kto femra nuk i kuptoj , ku ligji dhe shoqeria i frenon dhe i ben te qarta masat denuese ,atehere pse vazhdojne dhe kerkojne ti thyejne kto tabu?

Dakort,eshte gje e gabuar te frenosh apo te pengosh lirine dhe te drejtat e dikujt, kte gje e dim te gjithe ,ne disa vende per shkak ''te traditave ,zakoneve ,ligjeve fanatike etj '' e len mbas figuren e femres.

Pa mar ne analize kte aspekt qe nje shtet i tille e ka gabim,te analizojme pjesen e ketyre grave qe shkojne drejte asaj qe quhet e ''ndaluar'' dhe duke e ditur shperblimin qe presin, atehere pse vazhdojne?

Kjo i bie qe disa gjera ti kerkosh vet duke rrezikuar per dicka te tille.
Thyerja e tabuve eshte nje hekur i fort, qe vetem koha e redukton apo e le ne harres nje zakon te tille.

Me vjen shume keq ,kur rastet e tilla jane ne rritje e siper .Pakistani e shtetet e tjera me tabu te tille ,kane per te mbetur gjithmone shtet me liri dhe te drejta te kufizuara, e te jesh femer ne nje vend te tille eshte vertet gjynah. Nuk nisem nga shkaqet me siper (lidhjet jashte martesore apo martesat e ndaluara ,kto shkaqe kudo jane te denushme ca nga ligji ca nga morali shoqerise ) por nga ajo sesi kto vende e konceptojne fjalen ''nderi i femres''
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Ne vend te thuash te ndalohen vrasjet, ti propozon te vriten akoma me shume njerez....

Seshte puna te vrasjet po te zbatimi i nje anshem qe bejne keta te "ndershmit"...
 
Pe: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Ej po ca njeanshmerie flisni aman, se mos zbatojne Fe keta... Vendet si pakistani, india etj vuajne nga xhelozia e semure...s'besoj te kete lidhje hic me ligjet e fese qe praktikohet atje. Nqs e thone e kan vetem per te mbuluar veprimet e tyre...
 
Titulli: Pe: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Seshte puna te vrasjet po te zbatimi i nje anshem qe bejne keta te "ndershmit"...
Eshte puna tek "propozimi" i vrasjeve. Mua sme duket normale as te pakten TA MENDOJ qe nje njeri te vdesi vetem se nuk respektoj "ligjin" e pashkruar, sic ben Ado.
Ok, ste pelqen ajo femer, s'eshte e fundit , ske pse e mer, gjej tjeter. Ose si familje, te prishi "nderin", mohoje si femijen tend, largoje por SKE TE DREJT TE VRASESH.

Ej po ca njeanshmerie flisni aman, se mos zbatojne Fe keta... Vendet si pakistani, india etj vuajne nga xhelozia e semure...s'besoj te kete lidhje hic me ligjet e fese qe praktikohet atje. Nqs e thone e kan vetem per te mbuluar veprimet e tyre...

Ata bazen e kane mare nga feja, se si e kane interpretuar pune per ta. Por puna e virgjerise dhe rolit femres ne shoqeri iken nga feja.
 
Pe: Titulli: Pe: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Eshte puna tek "propozimi" i vrasjeve. Mua sme duket normale as te pakten TA MENDOJ qe nje njeri te vdesi vetem se nuk respektoj "ligjin" e pashkruar, sic ben Ado.
Ok, ste pelqen ajo femer, s'eshte e fundit , ske pse e mer, gjej tjeter. Ose si familje, te prishi "nderin", mohoje si femijen tend, largoje por SKE TE DREJT TE VRASESH.

Zizu ty ste duket normale se ske lindur te ta..ke kulture tjeter edhe normale qe sdo mendosh ti ata.
Psh kur Japonia u dorezua edhe perandori Japonez shkoi per te firmosur ne kapitullimin ne anijen amerikane, shume japonez vrane veten ne shenje proteste.
Mua personalishte me duket pa kuptim kjo lloj proteste por eshte ne kulturen e tyre...traditen e tyre.

Kshu eshte edhe kjo pune..ata kane ligjet e tyre qe jane te shkruar edhe pse ty te duken jo normale. Ado po fliste per sherian ne keto vende myslymane.
Une dua te them nqs e zbaton ligjin zbatoje per te gjithe e jo per femrat. Po thuaj gjen shesh e ben pershesh...
 
Pe: Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin”

Vertet qe te bejne te ndihesh keq te tilla lajme apo kronika qe fatkeqesisht jane te verteta....
 
Back
Top