Nga eksperienca ime shoh që ndryshimi, dëshira për të ndryshuar si veten dhe tjetrin (duke filluar nga vetja) ka qënë gjithmonë e madhe. Kjo mbase zhvillimi im profesional ne perëndim e përkrah ndryshimin dhe e shohin ndryshimin si të bësh të njëjtën gjë por në mënyrë më efikase. Pse jo dhe të krijosh diçka të re, një nevojë të re për njerëzimin e cila kërkon gjithashtu një ndryshim personal.
Ja pra, të nderuar zonja dhe zotërinj çfarë do të thotë të ndryshon në të vërtetë. Disa mendojnë që të ndryshosh do të thotë të bëhesh dikush tjetër, të ndryshosh do të thotë të bësh diçka që s’të pëlqen, të ndryshosh do të thotë të imponohesh, të ndryshosh do të thotë të imponojnë.
Historia na tregon, duke marrë si bazë liderin e fundit të SHBA-ve, presidentin e 44-të Barack Obama; Change, yes we can! Me sloganin e tij bëri të ndryshojë një shtet të tërë, mund të themi dhe globin. Ka dhe kritikues, gjithmonë ka kritikues, por faktet tregojnë që SHBA-të ishin jo në gjendje të mirë dhe tani, duke mos përmendur shifra, ka një rritje eksponenciale.
Po të shohim sinonime të fjalës ndryshoj gjejmë këto fjalë: Ndërrim, këmbim, turn, shkëmbim, këmbej, ndreq, pësoj, ndryshim, ndërroj, drejtim, rregullim, avancoj, zhvillim, diversitet, risi, modifikim, rishikim, revolucion, transformim, tranzicion, kthej shpinën, shtim, pushim, ngjeshje, tkurrje, konvertimit, korrigjim, shtrembërim, diversifikimi, metamorfozë, ulje, mutacion, risi, ndërrim, rindërtim, sqimë, remodeling, zëvendësues, kalitje, shndërrim, kthesë, qarkullim, grindje, shumëllojshmëri, peripeci.
Eksperienca na tregon se ariu i murrmë u bë ari bardhë, pra ndryshoi për mbijetim. Zogjtë e Galapagosit zhvilluan sqepa më të fortë në krahasim me familjarët e tyre. Fluturat me ngjyra u kthyen ne flutura të zeza që të mimetizoheshin me ambientin (nga ndotja pemët vishen me smog). Gjirafat janë antilopa që kanë zgjatur qafën. Do thotë dikush ky është evolucion!
Të evolosh do të thotë të ndryshosh të mbijetosh. Në natyrë, si ajo moderne që është qytetërimi i sotshëm deri tek pylli, shkretëtira, mali, deti etj., po nuk ndryshove, po nuk u përshtate për mbijetesë do vdesësh. Në cilën do vend që të jesh ti do të sulmojnë, natyra si dhe njerëzit e tjerë, ose sulmon. Jeta është e tillë. Dikush më i fortë dhe dikush më i dobët.
Mos më keqkuptoni. Ne kemi dekada, mos them shekuj që jemi larg, sado në teori në një aspekt, sulmit të njeriut ndaj njeriut për mbijetesë. Njeriu modern ka ulur ndjeshëm testosteronin dhe tani me anë të komunikimit, pjesa më e rëndësishme e njeriut si dhe njësia me të cilin ne na ndihmon të evolojmë sporiadikisht, bashkëpunon për mbijetesë.
Hajde e bëjmë kështu, si mendon ta ndryshojmë për më mirë, çfarë kontributi do japësh ti për të ndryshuar veten, komunitetin dhe pse jo botën, kjo është forma e re e ndryshimit. Mos e merrni ndryshimin sikur dikush ju sulmon, sikur dikush ju do të keqen. E kuptoj se gjëja e re është e vështirë për t’u përtypur, por po i vure fakte, argumente të forta për bazë, ndryshimi do jetë i mirëpritur.
Le të marrim një shembull duke ju treguar çfarë më ndodhi këto ditë. Ishim në një restorant të ri. Vendosa të provoja diçka të re që ma sugjeroj shefi i Kuzhinës. E keni vënë re kur porosisni diçka të re për të ngrënë. E porositni me druajtje. Vjen pjata përpara jush, e shikoni dhe që në ato momente fillon sistemi autopilot. Mbrojtja ndaj asaj që keni dhe dini. Por, po të ishit në rast rreziku dhe disa ditë pa ngrënë do ta hanit pa Ia vënë shumë veshin çfarë është. Duke testuar pjatën ju ulni barrierën autopilotë. E keni vënë re që e nuhasni në fillim, për ta kategorizuar me diçka që njihni. Fusni lugën për t’i parë konsistencën a e ka me ndonjë gjë që njihni. Merrni pak fare me lugë për ta provuar. Pasi e përtypni në gojë dhe pasi t’ju ketë shijuar bulzave të gjuhës, ose jo, e kapërdini. Ju pëlqen, vazhdoni ta hani. S’ju pëlqen, merrni tjetër. Kjo është dhe jeta, shijime, përtypje të vogla deri sa të marrim një informacion dhe të krijojmë një informacion të ri mbi diçka të re.
E njëjta ndodh me punën, nëse je punonjës apo punëdhënës. Duhet të ndryshosh që firma të mbijetojë ose duhet të ndryshosh që ti të marrësh rrogën. E njëjta ndodh në dashuri, nëse je vajza apo djali. Duhet të ndryshosh që të dojë pala tjetër. E njëjta në shoqëri, në familje etj. Pa ndryshim mbetesh vetëm, s’do njeri të punojë, bashkëpunojë me ty. Sepse ti dhe çdo gjë tjetër ecën përpara. Po mendove që rri në vend gabohesh. Ti shkon vetëm mbrapa po nuk ndryshove.
Do thotë dikush pse të ndryshojë për shokun, për shoqen, të dashurën ose të dashurin. Ti njihesh me dikë? E takove sot e zëmë. Ti je shumë mirë siç je sot. Por, po ecëm bashkë dhe vazhdojmë të takohemi, frekuentoheni, s’mund të rrish siç je. Gënjen veten ashtu. Se ti sot je 15 vjeç, mbas 10 vitesh je 25 vjeç. Unë kam kërkesa, ti ke kërkesa. E kupton ndryshimin tani?
Eksperienca tregon: një njeri i fortë, lider, merr një vendim dhe nuk e ndryshon rrugëtimin, ndërsa një njeri i dobët merr disa vendime dhe ndryshon gjithmonë ato përgjatë rrugëtimit. Kush ndryshon, ndërton; kush ndërton, ecën përpara. Po mos të ndryshonim, do të mbeteshim akoma nëpër shpella, do të hanim mish të pabërë, nuk do ishim kush jemi. Ata qëndrojnë të ndryshojnë, ëndërrojnë të jetojnë përgjithmonë. Ata që ndryshojnë, jetojnë përjetë.
Për ta mbyllur, po ju tregoj për tre tipa njerëzish. Ose më saktë, njeriu nëse e kupton kalon në tri faza jete. Faza e para, ose personi i parë do të bëjë vetëm qejf. Nëse ndriçohet, ai kalon në etapën e dytë. Të punojë mbi bazën e gjërave që kanë lënë të tjerët. Por, po e kaloi dhe këtë etapë, duke menduar sesi ta ndryshojë etapën e dytë, duke hyrë në etapën e tretë vetvetiu, atëherë ai bëhet njeriu që krijon.
Zgjidh te ndryshosh.
(c) Nga Elvis Ponari