Ndryshimet....ngjashmerite ....

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Ndryshimet,ngjashmerite,vecansite e secilit seks mashkull dhe femer shpresoj ti diskutojme ketu(synoj me teper nga pikepamja karakteriale!!!!)

Kur po beja gjasme se po mesoja pashe nje shprehje ne nje faqe libri qe thoshte :

“Une i admiroj bukurine,por trembem nga mendja e saj ..” (merime) dhe sec filloi te me bluaje truri ......sdq duke marre shkas nga kjo shprehje mendova njehere te hap nje teme per te pare se sa do vetlavderohen vajzat e djemte e forumit por mbi te gjitha shpresoj ne ndonje pergjigje te sinqerte nga ana juaj dhe nje mendimi te vlefshem. Pergjithesisht gjithmone kam menduar se vajzat jane me te vullnetshme dhe jane me te qeta ,me pak gjaknxehta(pervec meje:P ),me simpatike se cunat pergjithesisht,shum me xheloze se cunat,obsesive( :( une) ne disa raste,dhe pak nga pak femra pas nje perbuzjeje(ose me mire shkeljeje me kembe si krimb ) 50 vjecare me ne fund po i jepet hapesira per te treguar aftesite e saj dhe po shihet se femrat po korrin sukses.Ndersa meshkujt kane qene gjithnje te perkrahur dhe me vende pune te kenaqshme(flas per shtresen intelektuale se nuk po marr klasen punetore per krahasim ) dhe kane pase namin e madh dmth pa qene,po mund te jene inteligjente,jane te fuqishem,ka ca te sinqerte por .....pjesa me e madhe e shqiptarve qe akoma nuk kane pare bote me sy jane me te vertete injorante,te pasjellshem,......(nuk e kam provuar mbi shpine po kete e kam konstatuar nga pervoja te ndryshme te miqve te mi !!!)(po me kujtohet nje fragment per meshkujt qe thote kshu :burri eshte qenia me budallaqe dhe e zgjuar njekohesisht,zemra me e ftohte e me e ngrohte,idioti inteligjent qe gjithmone mundohet t’i sundoje,por bie pre e atyre engjejve qe quhen : GRA ).....por fundja e fundit zoti krijoi mashkullin e femren per njeri tjetrin,kush te gjeje shpirtin binjak ta kapi e ta shtrengoje sa me afer vetes ,kush jo te mundohet te perpunoje ate qe ka prane.........une per veten time adhuroj ndershmerine,korrektesine,miresjelljen,shpiertmadhesine,shpirtin krijues,ndjeshmerine dhe fuqine tek te dyja sekset.Jo fuqine fizike por i admiroj ata njerez qe kane kaluar nje periudhe te veshtire dhe kane dale prej saj me te vetedijshem dhe me te zote....Urrej kur nje person qofte femer apo mashkull te shikoje me perbuzje apo me ndjenjen e meshires nje tjeter,te perpiqemi te ngreme njeri-tjetrin nga toka,eshte i vetmi motiv qe duhet t’i lejojme vetes ta shohim tjetrin nga lart poshte !!!!!!!!

Por mbi te gjitha vleresoj tjeshtesine se jam e bindur qe eshte cilesia e pare e njeriut njeri !!!!!!!!!!!!!!
 
"Qe burri eshte qenia me budallaqe dhe e zgjuar njekohesisht,zemra me e ftohte e me e ngrohte,idioti inteligjent qe gjithmone mundohet t’i sundoje,por bie pre e atyre engjejve qe quhen : GRA ).."
Sa thenie e bukur,por ne fakt mashkulli sbie kurr pre e femres.
Femra po bie pre,sado inteligjente te jet nuk esht me e shkathet se mashkulli.
Shum shkrim i bukur,por kjo me terhoqi vemendjen.
 
Back
Top