Ndryshimet klimatike, Trump përmbys rregullat e Obamës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ndryshimet klimatike, Trump përmbys rregullat e Obamës

[video=youtube;v4Drurn-z2Q]https://www.youtube.com/watch?v=v4Drurn-z2Q[/video]

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që përmbys rregulloret e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike.

Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile.

Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit. Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë.

Përpara se të nënshkruante urdhrin, numri një i Uashingtonit tha se ai do t’i jepte fund luftës për qymyrin dhe rregullave që vrisnin vendet e punës, siç u shpreh.

Gjatë fushatës ai u zotua të nxirrte Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja klimatike e Parisit, e arritur në dhjetor të 2015-s. Sipas Shtëpisë së Bardhë, rregullat e reja do t’i bëjnë energjinë dhe elektricitetin të përballueshme, të sigurta e të pastra, në mënyrë që të nxisin rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Por ambientalistët paralajmërojnë se pasojat, brenda dhe jashtë kufijve, do të jenë të rënda.

Urdhri i ri paraqet një ndryshim të thellë mes pikëpamjes së Barack Obamës dhe Trumpit për rolin që SHBA duhet të luajnë në mbrojtje të klimës dhe ndryshon dramatikisht qasjen e qeverisë ndaj rritjes së nivelit të detit dhe temperaturave, dy pasoja të ndryshimeve klimatike.

Sipas Trumpit, mbrojtja e vendeve të punës për amerikanët është më e rëndësishme se ndryshimet klimatike.

/ Top Channel
 
Ngrohja globale, protesta në SHBA kundër vendimit të Trumpit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kundërshtarët e vendimit të presidentit Donald Trump për të flakur tej politikat e ndryshimeve klimatike të paraardhësit të tij thonë se do të ndërmarrin një fushatë publike dhe do të ndjekin rrugët ligjore për ta sfiduar atë.

Kalifornia dhe Nju Jorku lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku thonë se do të vazhdojnë betejën kundër ndryshimeve klimatike. Grupet ambientaliste janë lidhur me një grup avokatësh që të sfidojnë lëvizjen e Trumpit, që pritet të nxisë prodhimin e karburanteve nga fosilet.

Trump tha se dëshironte t’i jepte fund “rregullatorit që vriste vendet e punës”, teksa firmosi urdhrin ekzekutiv. Mbështetësit e tij besojnë se dhënia fund e këtyre rregullave të vendosura nga Barack Obama do të krijojnë mijëra vende pune në industritë e gazit, qymyrit dhe naftës.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Kalifornisë përmblodhën këndvështrimet e kundërshtarëve duke thënë se qëndrimi i Trumpit ishte “thellësisht i gabuar dhe injoron në mënyrë shokuese shkencat themelore”.

Në deklaratën e përbashkët, guvernatorët Jerry Broën i Kalifornisë dhe Andrew Cuomo i Nju Jorkut, që të dy demokratë, thanë se “me apo pa Uashingtonin, ne do të punojmë me partnerët tanë anembanë botës për të luftuar në mënyrë agresive ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur të ardhmen tonë”.

Dy shtetet kanë vendosur objektiva edhe më të rrepta për reduktimin e emetimeve të gazit nga sa kërkohet nga rregullorja e Obamës dhe kanë ndikim të gjerë në konvertimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për prodhimin e elektricitetit.

Disa ekspertë besojnë se objektivi final i urdhrit ekzekutiv të Trumpit është thjesht përmbysja e legjitimitetit të Obamës.

/ Top Channel
 
Ju rekomandoj dokumentarin "before the flood". Vetem atehere do ta kuptoni edhe me mire se sa idiot duhet te jete dikush per ta shfuqizuar marreveshjen e Parisit.
 
Back
Top