Ndonjëherë duhen rrahur gratë

Guest2

Antarë i Respektuar
gerina-mullaj1-720x647.jpg

Ndonjëherë duhen rrahur gratë, dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes. Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua. I thotë mendjes se ajo duhet rrahur jo me qëllimin që të dal e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lerë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.

Megjithëkëtë gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë, Zoti s’ka qënë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë, dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, ai krijoi femrën. Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar.

Edhe për shkak se ato nuk mund ti nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ja u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin se kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës. Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.

Duhen rrahur edhe për arsyen se kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën edhe pse nuk kanë grimën e njohurisë, dhe mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.

Por nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur edhe për shkak se synojnë të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër. Synojnë barazi gjinore kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj ndonjëherë duhen rrahur.

Gerina MULLAJ
 
Drurin ne dore e hidhuni, i rrini.

Ti Abis, ke rrah ndonje?
 
Druni ka dal nga Xheneti ..... thone ca tipa... lol
 
Kjo e paska thene me nenkuptim tjeter .... megjithese nje shkrim pa lidhje ... ul e ngre gjinite ,lufte gjinore . Kush me lart e kush me poshte , nuk pranojne koncesius . Loool
 
Duhen rrahur embel ne krevat me thuper tek byca... lol
 
Nqs.shtohet dashuria merreni shkopin nè dorè e vuuuuuu.

Sot nè kohrat mod.erne nuk rrihen kafshet e jo mè femrat .
 
Analize e dobet,eshte munduar te kapi ca krahasime ironike,por pa suksese shkruesja.
Me ngjan si shkrimi i nje transi qe sdi te profilizohet ne shijet e ti seksuale,as kjo nuk u profilizoka sakt qe gjinit sjane ne lufte por ne bashkjetese.
 
A eshte gjynaf me e rraf kete gocen ne foto?:P
Nëse bukuroshja në foto, bën shkrime si ky i temës, të shpifet. Bukuroshet duhet të ketë edhe edukatë, mendime e karakter të bukur, se ndryshe nuk vlejnë.
Temë feministe edhe kjo...
 
Nëse bukuroshja në foto, bën shkrime si ky i temës, të shpifet. Bukuroshet duhet të ketë edhe edukatë, mendime e karakter të bukur, se ndryshe nuk vlejnë.
Temë feministe edhe kjo...

Pse kjo e paska shkruar?
Po kush po pyet sot per zgjuarsine aman! Mjafton te jesh e bukur dhe pa kile te teperta dhe ai lere qe len koken pas teje por as nuk te tradheton:P
Ja dhe une qe jam femer nuk e lexova te gjith artikullin vetem titullin, se ato syckat blu me hipnotizuan:D
 
Foli Artin maskilisti :D
 
Daisy said:
Artinit dhe tema e tij "shkrepjet e mia" ka filluar ti duket feministe

Nuk besoj se është ajo në foto që e ka shkruar, mund të jetë vënë për ilustrim.

As unë nuk i lexoj këto tema, u shoh vetëm titullin e u hedh një sy nëpër të, por këtë e lexova, se ishte shkruar ndryshe. Shkrimi na paskësh qenë një ironi e gjatë, por ndryshe nga të tjerat, ku marrëzinë e tyre e shprehin që në fillim, kjo e kishte lënë për në tri fjalitë e fundit. E ti, duke mos i lexuar, e humbe thelbin e temës. :P
 
Pse kjo e paska shkruar?
Po kush po pyet sot per zgjuarsine aman! Mjafton te jesh e bukur dhe pa kile te teperta dhe ai lere qe len koken pas teje por as nuk te tradheton:P
Ja dhe une qe jam femer nuk e lexova te gjith artikullin vetem titullin, se ato syckat blu me hipnotizuan:D

edhe pak dhe te kthen ne lesbike :P

:D
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top