Dy prindër të zinj mund të sjellin në jetë një fëmijë të bardhë dhe kjo i ka ndodhur pikërisht një afrikani që jeton në Shqipëri.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Felix Udoh, ish-lojtar i Partizanit të Shqipërisë në sezonin futbollistik 2013-14. Ai dhe bashkëshortja e tij Grace Andreë, e cila është gjithashtu me ngjyre kanë sjellë në jetë një fëmijë të bardhë.
Të gjithë miqtë dhe të afërmit e çiftit mbetën të habitur kur çifti nigerian ka sjellë në jetë vajzën e tyre të bardhë.
Kjo, duke qenë se si mbrojtësi, ashtu dhe bashkëshortja e tij, janë më ngjyrë.
Vetë futbollisti është shprehur me disa fjalë prekëse në lidhje me vajzën e tij të bardhë:
“Zoti na krijoi të gjithëve në këtë botë. Ai tha që është zot i universit. Ai nuk tha që Zoti është në Amerikë, Europë, Azi dhe Afrikë. Unë kam një fëmijë të bardhë dhe është një dhuratë nga Zoti”.
Por ka një arsye shkencore pas këtij rasti kaq të rrallë.
Ekspertët e gjenetikës thonë se në gjenet e prindërve në gjeneratat e mëparshme ka pasur një gen të bardhë që shfaqet krejt rastësisht.
Një lindje e tillë ka të bëjë me historinë gjenetike të njërës apo tjetrës familje nga vijnë prindërit e fëmijës, ose nga albinismi, një mutacion gjenetik unik që shkakton bardhësinë e lëkurës dhe flokëve.
Ky lloj gjeni mund të rrijë i fjetur për shekuj në gjenet e një njeriu.
Living.al