Didi
C'est la vie.
NDIKIMI I TELEVIZIONIT Nث AGRESIVITETIN E FثMIJثVE?
Silvana Skerja
• Qëllimi: të njohim televizionin dhe pasojat negative të tij.
• Synimet: të dimë se sa ndikon ai në zhvillimin psikologjik dhe konjitiv të fëmijëve.
• Objektivat: në sajë të kërkimeve të gjithaneshme të nxjerrim konkluzionet mbi raportin televizion-fëmijë.
Përmbajtja e shkrimit:
• اfarë është agresiviteti?
• Televizioni
• Ndikimi i televizionit mbi të menduarit
• Interneti
• Video-lojërat
• Programet televizive ndikojnë tek fëmijët
• Ndikimet negative të televizionit
3.1. اfarë është agresiviteti ?
“Njerëzit janë ajo çfarë shohin!” Me këtë konstatim e fillon studimin e tij, me të njëjtin titull, filozofi italian, Stefano Zecchi. Në qendër të studimit të tij ai vendos ndikimin në rritje të mjeteve të komunikimit masiv, në zhvillimin dhe modelimin e sjelljeve shoqërore. Domosdo, fokusi përqëndrohet në risitë që sjell ky ndikim, e sidomos në pasojat negative që reflektohen në shoqëri, për shkak të këtij ndikimi. Ky studim me një këndvështrim filozofik, është përpjekja e radhës për të nxjerrë në pah dhe për të vlerësuar një fenomen, përmasat dhe pushteti i të cilit kanë një ndikim direk në marrëdhëniet ndërpersonale bashkëkohore e më tej.
3.2. Televizioni
Kemi vënë re se kur fëmijët shikojnë një model agresiv, ata e imitojnë atë, madje mundohen të krijojnë mënyra të reja për të stimuluar sjellje të dhunshme. Në vitin 1945, në një anketë, Gallup i pyeti amerikanët: “A e dini ç’është televizori?”, ndërsa sot, dy të tretat e familjeve amerikane kanë më shumë se tre televizorë në shtëpi. Në shtëpitë mesatare, televizori qëndron mesatarisht 7 orë në ditë ndezur dhe pjestarët e familjës shohin 4 orë në ditë secili. Gratë shohin televizor më tepër se burrat, fëmijët e vegjël dhe pensionistët shohin më tepër se nxënësit dhe punëtorët, ata më pak të edukuar shohin më shumë se ata më shumë të edukuar. Që prej 1994, Studimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit (1997), ka analizuar rreth 100 000 programe nga të gjitha llojet e televizioneve amerikane. Nga kjo analizë rezultoi se gjashtë nga dhjetë programe përmbajnë dhunë. Në fund të shkollës fillore, një fëmijë mesatarisht ka parë rreth 8000 vrasje dhe 100 000 akte të tjera dhune në televizion.
A stimulohen sjellje kriminale prej skenave kriminale? Apo ndoshta, këto skena përthajnë energjinë agresive duke e konsumuar atë gjatë shikimit? Si ndikon dhuna televizive mbi mendimin dhe sjelljen e shikuesve?
3.2.1. Ndikimi i televizionit mbi të menduarit
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?
Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me fëmijët tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të mëdha, se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.
Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të mëdha, se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një person i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve.
3.3. Interneti
Një ndër mjetet më të përdorura të komunikimit masiv interaktiv është padyshim interneti. Me qindra-mijëra adresa, shumica të pakontrolluara, hedhin materiale nga më të ndryshmet, në të cilat ekspozohet dhunë e paster, madje edhe krime mizore siç është rasti i LiveLeak.com - Redefining the Media, në të cilin transmetohen prerje kokash, gjymtyrësh, vrasje të ndryshme reale. Adresa të ngjashme kanë tërhequr një numër rekord shikuesish, tek të cilët, sigurisht, për të gjitha arsyet që përmendëm më lart, pasojat janë katastrofike.
Gjithashtu, *****grafia reklamohet hapur në këtë mas-media dhe në shumë site *****grafike mund të ketë akses kushdo, përfshi këtu edhe minorenët. Ashtu si edhe *****grafia e shfaqur në televizion, edhe kjo mënyrë shfaqjeje, ka ndikim direkt tek shikuesit, të cilët si prirje kryesore, pas shikimit të një skene *****grafike, kanë imitimin. Vrasës në seri, përdhunues, bashkëshortë të dhunshëm, pedofilë, etj shpesh janë inspiruar nga sekuenca apo heronjë të filmave, historive e materialeve që gjenden tashmë “pa doganë” edhe në internet.
3.3.1. Video-lojërat
Video-lojërat janë një lloj më i veçantë i mediave. Përdoruesit i kërkohet që të arrijë një objektiv të caktuar duke ndjekur një numër rregullash të caktuara. Këto rregulla, shpesh i kërkojnë lojtarit që të vrasë persona, apo të shkatërrojë diçka. Lumenj gjaku dixhital, shpërthime atomike, beteja me armë të sofistikuara, janë pamjet e zakonshme që ofojnë video-lojërat. Lojra të tilla janë akuzuar gjithmonë se shkaktojnë sjellje të dhunshme brënda komunitetit të rinjve. Me 28 Gusht 2003 dy të rinj pranuan se kishin vrarë një burrë dhe një grua të inspiruar nga loja Grand Theft Auto, e cila njihet nga të gjithë për skenat e dhunshme.
3.4. Programet televizive ndikojne tek femijet
Profesori Arafat Shabani thekson madje se pasojat e të parit shumë televizor, veçanërisht të pamjeve filmike të dhunshme jo adekuate për moshën e tyre, mund të lënë gjurmë të thella afatgjate dhe të jenë negative, madje kur ata rriten dhe përballen të vetëm në shoqëri, manifestojnë edhe agresivitet. Hulumtimet shkencore flasin se ndikon negativisht në disa aspekte, jashtë aspekteve pozitive që ka.
Pika kryesore është se TV rrit sjelljen agresive tek fëmijët, pastaj aspekti tjetër është se luan rol në uljen e motivimit të brendshëm pasi ne kemi dy lloje të motiveve, ato të brendshme dhe të jashtme për mësim. Fatkeqësisht sistemi arsimor i yni është i koncentruar për motivimin e jashtëm dhe i motivon fëmijët të mësojnë me motive të jashtme, ku mësimdhënia moderne do të mësonte që nxënësit të motivohen me motive të brendshme, ndërsa shpenzimi shumë kohë para TV dhe kompjuterit shkakton ulje të motivit të brendshëm për mësim ndërsa këtë ulje e zëvendëson me motive të jashtme për veprime negative në shkollë, familje dhe shoqëri. Shpenzimi pa kriter dhe pa kohëzgjatje të caktuar i orëve para televizorit si dhe moskujdesi i prindërve për mbajtjen nën kontroll të fëmijëve të tyre lidhur me ato çfarë shohin në televizor, shpesh ndikon në sjellje në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre në shkollë. “Televizioni mund të jetë një burim i mirë i diturisë mirëpo varet nga ajo se çfarë fëmijët shohin në televizion, çfarë emisionesh jepen në TV, a ka programe mësimore, përmbajtje edukativo-arsimore, varet nga ajo se çfarë i lejon prindi fëmijës të shikojë.
3.4.1. Ndikimet negative te televizionit.
Një studim i ri që doli në numrin e prillit të “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes dhe rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para televizorit, e zhvillimit të ADD (çrregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim. Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të nje programi televiziv. Ndihmësdrejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.
Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përveç kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fëmijët.
Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. ثshtë treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.
Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti ynë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë, që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë janë fort të kufizuara dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. ثshtë bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.
• Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
• Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para së gjithash, të mësojnë që me më shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.
• E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, britma dhe takimet në shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi e parë! Nëse fëmijëve u afrohet mundësia të rrinë jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendlojë), kështu mund të harrojnë disa emisione të “rëndësishme“ në televizor. Fëmijët kanë mjaft fantazi që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet të jenë gjithmonë në përkujdesje.
• Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra. Rreziku, që këta fëmijë të shëndoshen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit. Kështu vjen rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa emisione, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.
• Duke qenë se në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë çfarë shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.
3.5. Si duhet të jetë raporti fëmijë-televizion?
• Fëmijët munden të përpunojnë vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve. Televizori me ndërrim të shpejtë të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para se gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
• Fëmijët e njomë po ashtu nuk munden të bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikëson ata. Së pari diku në moshën 9 vjeçare fëmijët mundet të dallojnë filmin dhe realitetin, si dhe të kuptojnë shtjellimet e komplikuara.
• Fëmijët janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht të gjykojnë përbërjen e të vërtetës së këtyre mesazheve në mënyrë kritike. Mjerisht para së gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto blloqe publicitare.
• Fëmijët dhe të rinjtë janë blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara për një publik të caktuar. Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme t´i shmangemi publicitetit plotësisht, për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin e këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë të pakësohet kjo sasi publiciteti.
3.5.1. Marrëdhëniet me televizor duhet të mësohen.
• Televizori nuk duhet të zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje.
• Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
• Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
• Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
• I rrituri duhet t`i lejojë fëmijëve të shikojnë vetëm një emision në ditë. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
• Fëmijët duhen ta shikojnë televizorin atëherë kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
• Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë me rëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flasë me prindërit për atë.
3.5.2. Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve!
Përfundim: Në çdo mjet të komunikimit masiv, skenat e dhunës janë bërë më të preferuarat nga konsumatorët dhe më fitimprurëset për bizneset që i ofrojnë, përherë e më të shpeshta e përherë e më të larmishme. Ndërhyrja e ligjit, si i vetmi rregullator potencial, është më se e domosdoshme për reduktimin e këtyre fenomeneve me pasoja shkatërruese. Kontrolli mbi mjetet e komunikimit masiv duhet të shtohet si dhe të pasurohet baza ligjore për kryerjen e këtij kontrolli.Ajo qe shihet ne mas-media reflektohet në realitetin e përditshem, i cili gjithashtu pasqyrohet çdo ditë në media. Ky rreth vicioz ka nje kryefjale: ”njeriu është çfarë ai sheh”.
Bibliografia:
Aleksandër Bojaxhi, Skënder Hasko (red.), “Prindi, mësuesi më i parë dhe më jetëgjatë i fëmijës”, Tiranë: Toena, 2004;
Qazim Dushku, Mark Vuji (red.), “Mos i “vrisni” fëmijët: psikologji”, Tiranë: Uegen, 2011;
Alfred Binet, Teodor Simon, Egla Xheladini (përkth.), Xhevahir Lleshi (red.), “Testet – inteligjenca e fëmijëve”, Tiranë: Uegen, 2002;
Dava Përlala, Vehbi Hoti (red.), “Të mësuarit dhe zhvillimi psikik i fëmijës 6-10 vjeç”, Shkodër: Camaj-Pipa, 2001;
Fatbardha Gjini, Aleksandra Piluri (red.), ”Bota sociale e fëmijës”, Elbasan: Sejko, 2001;
Françoise Dolto, Irena Rambi (përkth.), “Etapat kryesore të fëmijërisë”, Tiranë: Toena, 2001;
Elida Cangonji (respons. edit.), “Centre de development de l’enfant, Tirana”, Tiranë, 2000;
Dawna Markova, Junilda Topa (përkth.), Artan Miraka (red.), “Prindër mëndjehollë : një rrugë e re e shkëlqyer për të çliruar potencialin e fëmijës tuaj”, Tiranë: Spektër, 2006;
Shoqata Internacionale për Solidaritet, “Edukimi dhe kujdesi në familje: udhëzues praktik për prindërit”, Tiranë: Shoqata Internacionale për Solidaritet, 2009;
Claudia Mühlan, Eberhard Mühlan, Eliverta Kanani (përkth.), Rezarta Stafa (përkth.), Violeta Librazhdi (Kadzadei) (red.), Teuta Toska (red.), “Udhëzuesi i madh i familjes : këshilla edukative për të gjitha fazat e zhvillimit të fëmijës tuaj”, Tiranë : SFI, 2008;
Dh. Karaj,“Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, Vllamasi, 1995;
E. Haxhiymeri, “Sjellja njerëzore dhe mjedisi social”, Tiranë, 2009
Gazetaplanetar