Ndihme të vogël, le të përgjigjen vetëm gocat paktën 2 goca me përgjigjet me të plota.

Vajza

🪡
Informata personale
Më trego për veten tënde?
Çfarë po bën?
A ke studiuar?
Çfarë ju motivon në punë?
Çfarë është e rëndësishme për ju në miqësi?
Çfarë është e rëndësishme për ju në partneritet?

Interesat personale
Çfarë lloj muzike / film / serial / libra ju pëlqen?
A keni ndonjë hobi?
Si doni të merrni pjesë në ndërtimin e së ardhmes?

Zgjedhja e profesionit / punës
Pse zgjodhët këtë profesion?
Çfarë lloj stabiliteti financiar parashikoni për veten tuaj?
A ju mbush puna?
Çfarë ndikoi në vendimet tuaja kur zgjidhni një punë?
Çfarë pengesash keni hasur në zgjedhjen e një profesioni?
A do ta ndryshonit profesionin tuaj, dhe cilën do të zgjidhnit?
Do të zgjidhnit përsëri të njëjtin profesion? Dhe pse?
A ndikoheni nga stereotipet gjinore?
A i ndjeni stereotipat gjinorë në vendin e punës?

A besoni në veten tuaj?
 
Informata personale
Më trego për veten tënde?
Çfarë po bën? Permomentin shtri
A ke studiuar? Po
Çfarë ju motivon në punë? Se fitoj mire
Çfarë është e rëndësishme për ju në miqësi?
..Besnikeria e respekti
Çfarë është e rëndësishme për ju në partneritet? ...Respekti dhe ndjenjat

Interesat personale
Çfarë lloj muzike / film / serial / libra ju pëlqen?... Romantike, film aksion ,libra romance
A keni ndonjë hobi? ...Makinat te eci shpejt
Si doni të merrni pjesë në ndërtimin e së ardhmes? ...Duke investuar

Zgjedhja e profesionit / punës
Pse zgjodhët këtë profesion? ...Ket qe po bej tani e zgjolla nga halli
Çfarë lloj stabiliteti financiar parashikoni për veten tuaj? ...Te kenaqshem
A ju mbush puna?..po
Çfarë ndikoi në vendimet tuaja kur zgjidhni një punë?...paga mire
Çfarë pengesash keni hasur në zgjedhjen e një profesioni? ...Asnji penges
A do ta ndryshonit profesionin tuaj, dhe cilën do të zgjidhnit? ..Jo sdo e ndryshoj .e adhuroj profesionin tim
Do të zgjidhnit përsëri të njëjtin profesion?...po Dhe pse? ...Sepse e adhuroj
A ndikoheni nga stereotipet gjinore?..jo
A i ndjeni stereotipat gjinorë në vendin e punës?...jo

A besoni në veten tuaj?...po shume
 
Informata personale
Më trego për veten tënde? Femer single, e pavarur dhe e realizuar ne jete si ne anen personale ashtu dhe profesionale.

Çfarë po bën? Po te kthej pergjigje tek kjo teme.

A ke studiuar? Po dhe vazhdoj akoma te studioj. Jeta eshte gjithmone nje proces i vazhdueshem mesimi.

Çfarë ju motivon në punë? Rritja profesionale karriera benefitet.

Çfarë është e rëndësishme për ju në miqësi? Sinqeriteti.

Çfarë është e rëndësishme për ju në partneritet? Sinqeriteti dhe ketu.

Interesat personale
Çfarë lloj muzike / film / serial / libra ju pëlqen? E preferuar rock music, filma fiction biografic aventure dhe historic.libra te gjithe autoret pa perjashtim klasike dhe analitical thinking filozofet etj etj

A keni ndonjë hobi? Po kam disa. Sporti, natyra malet, udhetimet te lexoj shkruaj etj....

Si doni të merrni pjesë në ndërtimin e së ardhmes? Pyetje evazive. Perpiqem te kem dhe mbaj te ardhmen e qendrueshme per veten dhe familjaret e mi ne aspektin personal ne, aspektin global jam thjesht nje qytetare e mire qe respektoj rregullat dhe mbroj mjedisin.

Zgjedhja e profesionit / punës
Pse zgjodhët këtë profesion? Momentalisht kam 3 profesione. Sepse keto di te bej me mire.kurse njeren prejt tyre e kam pas enderr prej kohesh dhe e realizova tani kto vitet e fundit.

Çfarë lloj stabiliteti financiar parashikoni për veten tuaj? Aq sa meritoj. Punon shume fiton shume, rrezikon shume fiton shume.
A ju mbush puna? PO. Cmendem nese nuk punoj.
Çfarë ndikoi në vendimet tuaja kur zgjidhni një punë? Kushtet e punes ambjenti koleget cfare perfaqeson ajo kompani benefitet qe me jep si ne aspektin profesional social dhe ekonomik, etj

Çfarë pengesash keni hasur në zgjedhjen e një profesi Ska asgje pa pengesa une do i quaja sfida. Dhe une jam person qe me pelqejne sfidat ndryshe me lodh monotonia merzitem dhe largohem.

A do ta ndryshonit profesionin tuaj, dhe cilën do të zgjidhnit? Do i mbaja te treja keto qe kam.

Do të zgjidhnit përsëri të njëjtin profesion? Dhe pse? Po sesoe di ti bej shume mire.

A ndikoheni nga stereotipet gjinore? Aspak. Jam per grnder balance ne cdo aspekt.
A i ndjeni stereotipat gjinorë në vendin e punës? Aspak. Ka politika te forta ne vendin ku punoj ne lidhje me barazine gjinore per te mps thene qe femra inkurakohet me shume ne poste drejtuese.

A besoni në veten tuaj. Cdo gje nis nga vetja jone. Ka momente qe bejme dhe zgjedhje te gabuara por ama eshte prape ajo gut instict si dhe eksperienca jetesore brenda vetes qe na con aty ku duhet te jemi
Besimi eshte fjale shume e rendesishme per mua. E kam veshtire te ul muret mbrojtese rreth meje dhe tju besoj te tjereve por ama nese e fitojne nuk ka me barriera.
Flm per intervisten! :p
 
Redaktimi i fundit:
Më trego për veten tënde?
Patjeter
Çfarë po bën?
Status: Typing...
A ke studiuar?
Akoma. Do nderrohem, do lexoj Jane Austen dhe pastaj do filloj.
Çfarë ju motivon në punë?
Fakti qe cdo pune ashtu si cdo piramide e ka nje kulm. Deshiroj te bej pirueta maje saj.
Me motivonin dikur edhe njerezit, imagjinata e tyre, por kuptova qe jo te gjithe kane qene besnike.
Çfarë është e rëndësishme për ju në miqësi?
Besnikeria ndaj meje, Te mos dergojne emoji duke qeshur nese vertet nuk qeshin. Te mos me dergojne zemra kur pas kraheve po ma thyejne ate.. Dua te them: Te jene te sinqerte. Ideologjite pastaj nuk kane rendesi. Nqs i kemi te njejta mbeshtesim njeri-tjetrin, ne te kundert edhe debati ekziston.
Çfarë është e rëndësishme për ju në partneritet?
Eshte e dobishme qe kudo partneret te jene inspirues per njeri-tjetrin, bashkepunues. Te angazhohen drejtperdrejte per ruajtjen e nje marrdhenieje. Te mos perbuzin kur nuk i pelqen dicka, por te behen perkrahes te njeri-tjetrin kundrejt rrymes. Te mos abuzojne kurre me emrin e lidhjes ne te cilen jane pjesemarres.
Çfarë lloj muzike / film / serial / libra ju pëlqen?
Cdo gje qe mund e pelqehet. Mjafton te jete unik. Nga ana muzikore Harry Styles, Queen te pakrahasueshem. Filmat qe ndjek me teper jane komedite, por edhe dramat nuk jane keq. Seriale nuk ndjek me. Nga librat te gjithe ata qe jane te paperseritshem: Hamleti, Kodi i Da Vincit, N ishim genjeshtaret, Anne Frank, Vargjet e Lira, Nata e Ustikes, Prill i thyer, Pallati i Endrrave, Gjenerali i ushtrise se Vdekur, Gjuetari i Balonave, Dhe nuk mbeti me askush, Harry Potter, Binjakja e Heshtur, Prit edhe Pak, Bota e Sofies, Frankenshtanji.....ne perditesim ne katet e trurit pergjegjes per kthjelltesine.
A keni ndonjë hobi?
Quhet SQUASH dhe e adhuroj. Ecja me biciklete me qarteson mendimet, kercimi me femijet me shton adrenalinen.
Si doni të merrni pjesë në ndërtimin e së ardhmes?
Mami me thote qe pretendoj te mbaj shume kunguj ne nje sqetull. Po asnjehere nuk i dihet se c'me rezervon e ardhmja. Duke u bazuar tek rrethanat e se ardhmes, do veproj.
A besoni në veten tuaj?
Per momentin jo! Por e di qe do ta fal nje dite...dhe do vazhdojme te jetojme te lumtura pergjithemone.

Shume faleminderit per Vemendjen!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top