Ndeshja e lamtumirës e Michael Ballack

cent

...Lontano
Ish-kapiteni i kombëtares gjermane të futbollit, Michael Ballack, do të luajë ndeshjen e tij të lamtumirës më 5 qershor të vitit 2013.
32zp3i9.jpg
Sipas gazetës gjermane ‘Express’, Ballack ka dërguar ftesat për këtë takim që e ka organizuar vetë dhe midis të ftuarve janë Leo Messi dhe Jose Mourinho. Skuadrat që do të zbresin në fushë do të përbëhen nga ish-shokë të skuadrave ku Ballack ka luajtur gjatë karrierës.

Pra, do të ketë shumë lojtarë nga Kaiserslautern, Bayern Munchen, Bayer Leverkusen dhe Chelsea. Do të jenë të pranishëm emra si Didier Drogba, Frank Lampard, Ashley Cole, Bastian Schweinsteiger, Mesut Ozil dhe Rene Adler.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i kishte propozuar Ballack-ut një ndeshje lamtumire në vitin 2011, kur Gjermania luajti miqësore ndaj Brazilit, por ish-mesfushori refuzoi kërkesën duke qenë se marrëdhënia me trajnerin Joachim Low ishte e keqe./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top