Ndërtohet Arkivi Osman më i madh në botë

Kresha

A pretty face can never trick me
Turqia ka vendosur të ndërtoj një arkiv të ri osman në Stamboll,për të përfshirë brenda të gjitha dokumentet, dorëshkrimet,librat dhe korrespondencën e Shtetit Osman.


Turqia do të fillojë zbatimin e projektit për ndërtimin e arkivit më të madh në botë të Shtetit Osman. Për të qenë një Arkiv Qendror ku në të do të arkivoheshin katër arkivat e tanishëm osmane të shpërndarë në pjesë të ndryshme të Turqisë.

ثshtë planifikuar që projekti të jetë në një sipërfaqe prej 56 dynym, në mënyrë që të përfshij më shumë se 100 milion dokumente osmane dhe 370 mijë libra,si dhe një sallë të madhe kërkimore ku mund të akomodohen deri në 350 studiues.

Arkivi i ri do ketë gjithashtu një bibliotekë të madhe,një muze dhe një njësi digjitale. Po ashtu në Arkiv do të përfshihen edhe nëntë salla konferencash, secila me rreth 500 vetë.

ثshtë vendosur gjithashtu që ndërtimi i objekteve të Arkivit të jetë me modelet e fundit të arkitekturës dhe inxhinierisë,dhe ndërtesat të jenë të mbrojtura nga përmbytjet,tërmetet,zjarret dhe kimikatet. /akhbaralaalam.net



Përktheu nga arabishtja:Abdullah Obërtinca
 
Back
Top