Ndërron jetë shpikësi i telekomandës së parë në botë (foto)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Falë tij ne mund të bëjmë zapping dhe të ndërrojmë kanalet televizivë sipas dëshirës.

Shpikësi i telekomandës ishte Eugene Polley, i cili ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në një spital të اikagos.


340-300x187.jpg


Sipas zëdhënësit të kompanisë së telekomandave Zenith, ku punonte për vite Polley, vdekja e tij erdhi nga shkaqe natyrale.

Eugene Polley, në vitin 1955 krijoi një kuti të lëvizshme, e cila lëshonte një rreze drite në aparatin e televizorit, duke i lejuar teleshikuesve që të ndryshonin kanalet, pa qenë nevoja që të hapnin apo të mbyllnin televizorin.

183.jpg


Pra, kjo metodë u sofistikua me kalimin e viteve, duke ardhur tek telekomanda që përdorim ne sot, citon albobserver.com.

Kjo telekomandë në fillim cilësohej si luks, por gjatë viteve u kthye në një domosdoshmëri për miliona teleshikues në të gjithë botën.

Në këto foto mund të shikoni se si ka qenë telekomanda e parë në botë! /albobserver
 
Back
Top