Ndërron jetë përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vitali اurkin

osman1

Antarë
Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali اurkin, raporton AA.

Përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmohet se اurkin, i lindur më 21 shkurt, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare një ditë para ditëlindjes së tij në New York të SHBA-ve, ku edhe po ushtronte detyrën.

Në njoftim po ashtu janë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e اurkinit.

Ndryshe, اurkin ushtronte detyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në OKB që nga 8 prilli i vitit 2006.

Ndërkaq, edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft, ka reaguar me rastin e vdekjes së اurkinit përmes një deklarate në median sociale. “Ndihem tejet i pikëlluar që mësoj se ka ndërruar jetë Vitali اurkin, miku im, një diplomat i madh dhe njeri me karakter të mrekullueshëm”, është shprehur Rycroft.
curkin.jpg
http://www.almakos.com
 
Back
Top