Ndërron jetë Hugo Chavez

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Lideri Venezuelian Hugo Chavez ndahet nga jeta ne moshen 58 vjeçare,vuante nga kanceri dhe para disa muajsh kishte patur disa nderhyrje ne Kube dhe i ishte rikthyer postit tij si Presidenti Venezueles.
Ai erdhi ne krye te Venezueles me 2 Shkurt 1999 deri me sot.

Lajmi konfirmohet nga Reuters,BBC...



05 March 2013
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Breaking News: VDES Hugo Chavez

sa e lexova tani, gjynah :)
 
Titulli: Breaking News: VDES Hugo Chavez

Nje burre i vertete
 
Titulli: Breaking News: VDES Hugo Chavez

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez. Ishte ora 16:25 në Caracas, apo 22:55 me orën tonë. Lajmi u mësua nga zv/presidenti Nicolas Maduro, i cili fillimisht, përmes një fjalimi drejtuar kombit, foli “për orët e vështira”, duke nënkuptuar se gjendja e udhëheqësit venezulian ishte e rëndë.

Ai prej ditësh merrte frymë përmes një tubi dhe mëngjesin e së martës gjendja u përkeqësua, nga një infeksion i ri në rrugët e frymëmarrjes.

Ministri i Informacionit, Ernesto Villegas, kishte paralajmëruar për gjendjen, “pas një kimioterapie shumë të fortë”. Ditë më parë, gazeta spanjolle “ABC” shkruajti se rabdomiosarkoma, apo kanceri nga i cili vuante, ishte në fazën e metastazave, të cilat i kishin pushtuar një të tretën e mushkrisë.

Më 11 dhjetor ai iu nënshtrua ndërhyrjes së katërt dhe të fundit, pas shpalljes së sëmundjes në qershor të vitit 2011. Zv/presidenti Maduro u shpreh i sigurt se sëmundja e Chavez-it është pjesë e një komploti të armiqve të Venezuelës.

Ai foli për ekzistencën e një plani për ta destabilizuar Venezuelën, si dhe për ngritjen e një komisioni special shkencëtarësh, të cilët mund të konfirmojnë tezën e tij dhe, ndoshta, për të nxjerrë paralele me vdekjen e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat.

Sipas Kushtetutës, kreu i Kongresit, Dioasdadho Kabejo, do të marrë detyrën e presidentit të përkohshëm, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai e mori presidencën në 1998 dhe në tetor të vitit 2012 fitoi edhe një mandat tjetër 6-vjeçar.

Hugo Chavez, një udhëheqës karizmatik dhe i ashpër, e përçau opinionin brenda dhe jashtë Venezuelës. Për përkrahësit, ai ishte një president reformues, një mbrojtës i socializmit që sfidoi elitën politike dhe u dha shpresë të varfërve.

Kritikat e ashpra kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës e bënë të fitojë miq, mes udhëheqësve të majtë të Amerikës Latine. Gjithashtu përdori rezervat e mëdha të naftës, të vendit të tij, për ta rritur influencën në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa për kundërshtarët politik, Hugo Chavez ishte autokrati i modelit më të shëmtuar, veçanërisht me përpjekjen për të krijuar “shtetin-një partiak” dhe duke mposhtur çdo kundërshtar të tij.

Merren masa “për të mbrojtur popullin”!

“Sapo kemi marrë informacionin më të vështirë dhe më tragjik se... Presidenti dhe Komandanti ynë, Hugo Chavez, ndërroi jetë sot më 16:25”, tha zëvendës presidenti Maduro, në një deklaratë për televizionin kombëtar dhe, në përpjekje për të përmbajtur lotët, Maduro i bëri thirrje kombit të vihet në radhë pas vdekjes së liderit të tyre.

Ai tha se qeveria ka shpërndarë në të gjithë vendin forcat e armatosura dhe policinë “për të shoqëruar dhe mbrojtur popullin tonë, si dhe për të garantuar paqen”. Më herët, ai njoftoi se kishte dëbuar dy diplomatë amerikanë nga vendi, me justifikimin se kishin spiunuar ushtrinë venezueliane.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhej se ajo do të mbronte sovranitetin, integritetin dhe sigurinë e kombit. Ajo do të mbetet besnike ndaj zëvendës presidentit dhe parlamentit, duke nxitur popullin të ruajnë qetësinë.

SHBA-të konfirmojnë largimin e atasheve

Nicolas Maduro akuzoi SHBA-të për komplot kundër qeverisë venezueliane, teksa dy atashe ushtarakë amerikanë janë dëbuar.

Ai tha se një atashe i Forcave Ajrore të Amerikës, David Delmonaco, kishte spiunuar ushtrinë venezueliane dhe kishte vetëm 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Venezuelës, Elias Jaua, vetëm pak çaste më vonë bëri të ditur se kishte dëbuar një atashe të dytë ushtarak të Forcave Ajrore, Devlin Kostal.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Lejtnant-Kolonel Todd Breasseale, konfirmoi më vonë se Kolonel Delmonaco ishte “në rrugë e sipër drejt SHBA-ve”.

“Ne refuzojmë tërësisht deklaratën e qeverisë venezueliane, në lidhje me përfshirjen e SHBA-ve në ndonjë tip konspiracioni për të destabilizuar qeverinë e Venezuelës”, tha Breasseale. “Për më tepër, ne refuzojmë absolutisht akuzat specifike të lëshuara nga qeveria venezueliane kundër atasheut të Forcave Ajrore, David Delmonaco, si dhe ndaj ndihmës-atasheut Devlin Kostal”.

Kolonel Breasseale konfirmoi se asistenti Devlin Costal, i cili ndodhet aktualisht në SHBA, nuk do të rikthehet më në Venezuelë.

Gjatë ditëve të fundit, opozita kishte dënuar atë, që vet ata e quajtën si mungesë të qartësive mbi situatën e Chavez-it. “Mungesa e informacioneve të sakta shqetëson venezuelianët dhe i hedh ‘benzinë zjarrit’ ndaj zërave të jashtëm”, tha Ramon Guillermo Aveledo, nga koalicioni opozitar i Bashkimit Demokratik.

Chavez%2054-13.jpg


Venezuelë, shpallen 7 ditë zie. Zgjedhjet brenda 30 ditësh

Ministri i Jashtëm venezuelian, Elias Jose Jaua Milano, deklaroi 7 ditë zie pas vdekjes së presidentit Chavez, duke shtuar se trupi i tij do të qëndrojë në zyrat e shtetit, deri ditën e premte, kur do të zhvillohet edhe funerali i tij.

Zëvendës presidenti, Nicolas Maduro, do të mbajë postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, të cilat do të mbahen brenda 30 ditëve të ardhshme, siç njoftoi Jaua.

Sëmundja nuk lejoi Chavez-in të rimerrte postin e presidentit, pas rizgjedhjes së tij për një mandat të tretë në tetor, teksa presidenti i Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabello, parashikohej se do të caktohej si president i përkohshëm.

Gjithsesi, ai nuk ishte prezent mes liderëve politikë dhe ushtarakë, të cilët shoqëronin zëvendës presidentin Maduro, kur ky i fundit shpalli vdekjen e Chavez-it.

Chavezi-gocat.jpg


Vajza e Chavez: Të ndjekim shembullin e tij

Maria Gabriela Chavez, një nga vajzat e presidentit venezuelian, i cili ndërroi jetë në Caracas, i ka besuar Twitter-it kujtimin për të atin.

Në një mesazh të shkurtër, vajza ka kërkuar të ndiqet shembulli i Komandantit: “Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë atdheun”.

Në faqen “Maby80”, vajza e Hugo Chavez-it shkroi: “Kam mbetur pa fjalë. Përjetësisht faleminderit! Forca, duhet të ndjekim shembullin e tij: duhet të vazhdojmë të ndërtojmë atdheun! Lamtumirë baba!”.







top-channel.tv
 
Titulli: Ndërron jetë Hugo Chavez

Humbje e madhe per Edin duhet te jete! I vdiq babi shpirteror i Internacionales Socialiste.
Ne pritje te Tweeter-it ngushellues drejtuar familjes!

Cudi si perkoi, vdiq ne 60 vjetorin e vdekjes se Stalinit.
 
Titulli: Ndërron jetë Hugo Chavez

Humbje e madhe per Edin duhet te jete! I vdiq babi shpirteror i Internacionales Socialiste.
Ne pritje te Tweeter-it ngushellues drejtuar familjes!

Cudi si perkoi, vdiq ne 60 vjetorin e vdekjes se Stalinit.

Po ndoshta behet Edi drejtori, ai i merr keto njohjet e vogla neper bote. Per te tjere skam degjuar une te marrin "njohje" apo cmime.

Cfare dmth kjo?
 
Titulli: Ndërron jetë Hugo Chavez

Po ndoshta behet Edi drejtori, ai i merr keto njohjet e vogla neper bote. Per te tjere skam degjuar une te marrin "njohje" apo cmime.

Cfare dmth kjo?

Kjo do te thote qe ishalla e terheq prej kembe kete Edvinin. Mea culpa...gjithsesi sensi mbetet i njejte.

Driteshkurter qe izoloi vendin nga jashte me reforma idiote populiste nga brenda.

Shpresoj qe pasardhesi te njohe Kosoven.
 
Titulli: Ndërron jetë Hugo Chavez

Kjo do te thote qe ishalla e terheq prej kembe kete Edvinin. Mea culpa...gjithsesi sensi mbetet i njejte.

Driteshkurter qe izoloi vendin nga jashte me reforma idiote populiste nga brenda.

Shpresoj qe pasardhesi te njohe Kosoven.

Mos i bej tjetrit ate qe nuk do doje te te behesh ty. pershtatur ne shqip kjo e ka thene "njeri".


Diktatoret bejne jehon kur vdesin, por si thoshte "njeri": e rendesishme eshte te flitet, per mire apo per keq ska rendesi.
 
Titulli: Ndërron jetë Hugo Chavez

[h=1]Kush ishte Hugo Chavez[/h]
Hugo Rafael Chavez Frias lindi më 28 korrik të vitit 1954 në shtetin e Barinasit në Venezuelë. Ishte një nga shtatë fëmijët e një familje mësuesish të varfër. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa më pas u hodh në Akademinë Shkencore Ushtarake në Karakas.

Aty Chavez do të shndërrohej në një njohës të mirë të politikave të majta dhe me figurat revolucionare amerikano-latine si Simon Bolivar apo Che Guevara. U diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1975. Përfundimi i akademisë kishte formuar në idetë e tij të majta, përfshirë këtu edhe atë që ushtria kishte të drejtë të rrëzonte cdo qeveri politike që nuk punonte për shtresën e varfër të popullit. Në vitin 1981 u caktua pedagog në të njëjtën akademi ku kishte përfunduar edhe vetë studimet, pozicion që e shfrytëzoi për të doktrinuar studentët me idetë te tij të majta. Shpejt u shndërrua në problematik për udhëheqësit e këtij institucioni, të cilët vendosën ta transferojnë në shtetin e Apures ku nuk mund të “shkaktonte dëm për ushtrinë”.

Në këtë shtet u miqësua me fiset lokale dhe nje eksperiencë e tillë do të ndikonte në politikat e Chavez-it karshi fiseve indigjene pas marrjes së pushtetit. Në vitin 1992 Chavez udhëhoqi një përpjekje për grusht shtetit për të rrëzuar presidentin Carlos Andres Perez që e akuzonte për gjendjen e vështirë ekonomike të vendit që shkaktuan protesta të mëdha në vend.

Grushti i shtetit dështoi dhe Chavez shpejt u gjend nën pranga dhe kaloi 2 vite në një burg ushtarak. Ai përfitoi nga amnistia e dhënë nga presidenti i ri i vendit nga radhët e së majtës që mundi Perezin në zgjedhjet e atij viti. Chavez u lirua me kushtin që të qendronte larg politikës sepse udhëheqja venezueliane kishte frikë nga popullariteti i tij. Por pas lirimit Chavez formoi Partinë e Republikës së Pestë duke nisur tranzicionin e shndërrimit nga një ushtarak karriere në një politikan karriere. Lëvizjet e tij të para ishin takimet me liderët e tjerë të majtë në Amerikën Latine prej të cilëve siguroi mbështetje, vecanërisht nga presidenti kubanez, Fidel Kastro.

Mendohet se plani fillestar i Chavez ishte rrëzimi me forcë i qeverisë, por më vonë ndryshoi mendim dhe vendosi të kandidojë në zgjedhjet e vitit 1998. Në fushatë ai premtoi politika sociale revolucionare. Në një fjalim të tij ai akuzoi udhëheqësit e kompanive të nxjerrjes së naftës se jetojnë në rezidenca luksoze ku organizojnë orgji, ndërsa populli mezi siguron ushqimin e përditshëm.

Por pavarësisht fjalimeve të ashpra kundër kapitalizmit të huaj, pas fitores në zgjedhje ai emëroi në qeverinë e tij disa figura kyçe konservatore në vend të cilët e ndihmuan në ndërmarrjen e reformave të moderuara për të shmangur kaosin. Ekonomia e Venezuelës nisi rimëkëmbjen dy vite pas ardhjes në pushtet të Chavez, kjo mbështetur edhe tek të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pavarësisht retorikës së fortë të majtë, Chavez mbështeti investimet e koorporatave dhe kompanive ndërkombëtare në vendin e tij, por me kufizime, sidomos në sektorin naftënxjerrës.

Ai ka meritën e ndërmarrjes së një reforme sociale ku siguroi shërbim mjekësor falas si dhe programe ushqimi për të gjithë shtresën e varfër që nuk mund të siguronte bukën e gojës. Shumë shpejt ngriti rrjetin e infrastrukturës në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa rritja ekonomike vjetore vazhdonte me shifra të kënaqëshme. Në përpjekje për të qenë sa më afër njerëzve ai drejtoi prej vitesh një program radio-televiziv ku u shpjegonte njerëzve politikat e tij dhe i ftonte ata ta telefononin drejtpërdrejtë gjatë transmetimit të emisionit.

Në vitin 1999 Chavez propozoi një sërë ndryshimet në sistemin e udhëheqjes. Ndër to ishte zgjatja e mandatit të presidentit nga 4 në 6 vjet, zgjerimin e kompetencave të tij si dhe ndryshime të tjera në Asamblenë Kombëtare, organi tjetër ligjvënës në Venezuelë. Ndryshimet u miratuan falë një referendumi të mbështetur gjërësisht nga votuesit, ndërsa në zgjedhjet që pasuan për Asamblenë Kombëtare, partia e Chavez fitoi 95 përqind të vendeve. Po sipas këtyre ndryshimeve në vitin 2000 duhej të zhvilloheshin zgjedhjet e reja presidenciale, të cilat Chavez i fitoi me 59 përqind të votave.

Politikat e tij nisën të krijojnë armiqësi brenda dhe jashtë vendit. Pas sulmeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara ai akuzoi këto të fundit se po luftojnë terrorin me terror. Marrëdhëniet me Uashingtonin ishin në pikën më të ulët të tyre, ndërsa në vend klasa e mesme dhe ajo e pasur e shoqërisë nisën presionin për të rifituar influencën që po humbnin vazhdimisht. Në 12 prill 2002 Chavez la pallatin presidencial pas një greve të përgjithshme në vend, por dalja në rrugë e mbështetësve të tij, kryesisht nga shtresat e varfëra të shoqërisë e rikthyen në pushtet.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2006 mori 63 përqind të votave me premtimin se politikat e tij revolucionare në mandatin pasardhës do të zgjeroheshin. Propozimi i parë i tij pas kësaj fitoreje ishte mbajtja e një referendumi që do t’i lejonte të kandidonte pakufizim për president. 54 përqind e votuesve mbështetën propozimin e Chavez. Në tetor të vitit të kaluar, Chavez fitoi mandatin e katërt si president i vendit, mandat që nuk do ta ushtronte kurrë pasi sëmundja e rëndë që e kishte kapur që prej 2011-ës, nuk e lejoi të kryente as betimin./Shqiperia
 
Back
Top