Ndërrimor i gjashtëfishtë
A, peshk MAKREL Duli zuri
Bashkë ME LAKRA në tavë i vuri
Në darkë i erdhi MAL REKA
Pak më vonë edhe MAK RELA
Për marketing foli RAM LEKA
- Ai që hyn e ai që del
Le të marrë KARAMEL
Sqarim: ثshtë ky një lloj ndërrimori që duhet ndërrimor i shumëfishtë. Kjo do të thotë se të gjitha zgjidhjet kanë një fjalë bazë-një zgjidhje.
Elementet e ndërrimorit:
1. Fjala bazë / quhet fjala që merret për t'u ndërrimuar. p.sh. buka/
2. Ndërrimori është fjala bazë e ndërrimuar / p.sh. nga fjala buka kemi bërë ndërrimorin KUBA/
3. Pjesa sqaruese- është pjesa ku ndërrimimtari jep elemente plotësuese ato më karakteristike për ndërrimorin-fjalën bazë duke ia bërë kështu më të lehtë zgjidhjen dashamirësit të gjëzave/
Fjalor: ndërrimor - anagram/, ndërrimoj - anagramoj/, ndërrimimtar - anagramist /
gjëzë- enigmë(angl. puzzle), gjëzëtar - anigmat, gjëzëtari ( si disiplinë ) - enigmologji
KUJDES
DISA RREGULLA FILLESTARE:
-Ndërrimori duhet të shkruhet gjithmonë me shkronja të mëdha
-Shkronjat e dyfishta: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh gjatë ndërrimimit të fjalës bazë, nuk guxojnë të ndahen. Këtu merret për bazë sistemi tingullor i fjalë. Pra sa tinguj ka fjala bazë, aq tinguj duhet të ketë edhe ndërrimori
- Nëse fjala bazë është një personalitet, gjatë ndërrimimit duhet të ruhet gjinia, ke¨هshtu nëse fjala bazë është një emër i gjinisë mashkullure edhe ndërrimori duhet ta ketë këtë gjini dhe anasjelltas.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Besoj së shpejti do të jap edhe sqarime të tjera dhe besoj gjithashtu së shpejti të bëheni gjëzëtarë të përkryer.
Me respekt,
Adem Gashi, Danimarkë