Ndërkombëtarët dënojnë sulmin e paprecedentë të Izraelit

Kresha

A pretty face can never trick me
Sulmi i komandove izraelitë ndaj “Flotiljes për Gazën” ka ngjallur një reagim të ashpër ndërkombëtar.

Shumë prej aktorëve ndërkombëtarë e kanë dënuar ashpër vrasjen e mbi 16 humanitarëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.



Gjermania: Ky lajm na ka shokuar dhe habitur

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme është shprehur mjaft e shqetësuar ndaj sulmit të izraelit ndaj “Flotiljes për gazën”. Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, ka mbetur i shokuar nga sjellja më e fundit e Izraelit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme gjermane, janë duke u mbledhur të gjitha informacionet rreth kësaj ngjarjeje shokuese.



Spanja dënon ashpër sulmin izraelit

Sekretari spanjoll i Shtetit për marrëdhëniet me BE-në, Diego Lopez Garrido, ka dënuar me në gjuhë të ashpër veprimin e paprecedentë të Izraelit. “Spanja, në emër të Bashkimit Evropian dënon ashpër sulmin ndaj ‘Flotiljes për Gazën’. Ministria jonë e Jashtme ka thirrur urgjentisht për sqarime në Madrid të dërguarin tonë në Izrael”, deklaroi Garrido për radion kombëtare RNE.

Në ekipin humanitar mësohet se ndodheshin edhe tre shtetas spanjoll, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Babai i njërit prej vullnetarëve është shprehur se ka folur me të birin për herë të fundit sot rreth orës 04:00.

“Më vonë nuk ka marrë asnjë lajm. Nuk e di nëse im bir jeton akoma apo ka vdekur. Kërkoj që autoritet spanjolle të reagojnë menjëherë ndaj kësaj situate”, shprehet i pikëlluar babai i njërit prej humanitarëve.



Irani: Kjo dhunë tregon fundin e Izraelit

Presidenti iranian, Mahmut Ahmedinexhad qëndron në sinkron me reagimet e ndërkombëtarëve, duke dënuar ashpër sulmin izraelit ndaj anijeve humanitare ndërkombëtare. Ai i ka quajtur c’njerëzore veprimet e komandove izraelitë.

“Sjellja e shovinistëve izraelit ndaj popullsisë së pambrojtur palestineze dhe trajtimi c’njerëzor i civilëve në Gaza tregon edhe një herë se Izraelit po i vjen fundi”, deklaroi Ahmedinexhat. //mesazhi
 
Back
Top