Ndërgjegjja

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë,neuroshkencës dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. ـber-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës.
 
Ndergjegjia,eshte nje ze i brendshem i cili na udhezon qe te sillemi ne pajtueshmeri me rregullat e lejueshme shoqerore...

Ndergjegjia urdheron te miren dhe ndalon te keqen...
 
Titulli: Ndërgjegjja

Ndergjegjia eshte sinqeriteti ne vetvete.Nese je i ndergjegjshem me veten,shume lehte do jete te jesh dhe me te tjeret.Ndergjegja na ndihmon te marrim vendime qe marrim,eshte ne nje fare menyre sinjalizuesi yne nese ajo qe po bejme eshte e mire apo anasjelltas.
 
Titulli: Ndërgjegjja

Ndergjegjia eshte ajo pjese qe ne arrijm te kontrollojme veprimet dhe ti gjykojme ato....
 
Titulli: Ndërgjegjja

ndergjegjia eshte pergjegjesia fiziologjike e qelizave nervore njerezore ne kushtet e vleresimeve dhe vendimeve qe duhet te marin .)
 
Titulli: Ndërgjegjja

Ka veti parandaluese/vendimi dhe korigjimi ndaj veprimeve tona....... zakonisht menjanon nga ana pozitive,
 
Titulli: Ndërgjegjja

Ndonjehere,por vetem ndonjere jam dakort me parafolsen:P:ser:
 
Titulli: Ndërgjegjja

Vetem atehere kur te prek ndergjegjja ;)

thashe qe zakonisht ka ane pozitive :P
 
Titulli: Ndërgjegjja

Ndergjegjia shpeshhere ka tentuar te me vrasi , por perhere ne tentativ ka ngelur .
 
Back
Top