Titulli: Nder Pyetjet Baze te Filozofise
C'eshte e drejte?
C'fare nuk eshte e drejte?
A ka ndonje diference midis tyre apo jane thjeshte koncepte te ndikuara nga kultura dhe gjeografia?
C'natyre ka universi?
C'eshte koha?
Kush jam une?
C'nenkuptojme kur perdorim "une"?
Jane te shumte njerezit qe i quajne pytje si keto te pavlera dhe qesharake. Per filozofet keto pyetje jane te nje rendesie te larte dhe kjo jo per vete faktin sepse mund te kene pergjigje. Por eshte natyra e filozofise qe percakton udhetimin me te rendesishem sesa destinacionin.
Eshte kjo arsyeja perse filozofia eshte e rrezikshme ne natyren e saj pasi idete e reja mund te kundershtojne ato te lashtat qe njerezit i kane mbeshtetur dhe besuar per kohe te gjata.
Do ju ftoja qe te gjithe ato qe e frekuentojne kete teme te japin opinjonin e tyre mbi keto pyetje qe jane disa nga shume pyetje te pafundme te botes filozofike.
1- Persa i perket konceptit e drejte dhe jo e drejte duhet te merren si apriori, sepse ato percaktohen nga faktoret e jashtem kulturore dhe kohore. Pra ajo qe ne nje kulture eshte e drejte ne nje moment te caktuar te kohes (pasi duhet patur parasysh qe kultura eshte rezultat i zhvillit te nje shoqerie dhe ne kohe te ndryshme e njejta shoqeri ka zhvillim te ndryshem) ne nje tjeter kulture ne po te njejtin moment kohor mund te jete e gabuar. Kjo do te thote qe keto dy koncepte jane vazhdueshmerisht te ndryshueshme. Kjo i jep pergjigje 3 pyetjeve te para.
4-Pyetjes tjeter do me plq ti pergjigjesha me nje thenie te Albert Einstein: "Dy gjera nuk kane kufij. Universi dhe budallalleku njerezor, ne fakt per ate te paren kam dyshimet e mia".
5-Per sa i perket kohes mund te flitet shume gjate sepse ajo ka qene objekt debatesh filozofike qe ne momentin kur eshte krijuar si koncept. Megjithate koha eshte sistemi qe ne njerezit kemi vendosur (sepse koha, si koncept fizik nuk ekziston, eshte thjesht e krijuar nga njeriu ne cdo aspekt qe shpjegohet me poshte.) per te bashkerenduar veprimet tona me njeri-tjetrin, por nga ana tjeter secili prej nesh rrjedhjen e kohes e has ne nje menyre te ndryshme nga tjetri, sepse nese jemi te merzitur koha kalon ngadale dhe e anasjellta. Gje qe do te thote qe koha eshte dhe reflektim i ndergjegjes.
6-Une jam nje qenie njerezore e pajisur me aftesine e te menduarit dhe ajo qe ne mendojme percakton se kush jemi ne. Pra nje njeri njihet nga te tjeret nese ai le nje gjurme tek dikush. Nese ai nuk do te mendonte ose shprehte mendimin e tij, ath askush nuk do e vinte re ekzsitencen e tij, por jo se do ishte inekzistent. Gje qe do te thote qe une jam ai qe te tjeret mendojne se une jam. Pra nese dikush njeh mendimet tona, ne themi qe ai na kupton. Kjo dmth qe ne na njohin per ate qe ne duam te njihemi.
7- Ndersa me UNE do te thote nje bote. Nese une nuk do te ekzistoja, do te mungonte ky post ketu. Gje qe do te thote qe do mungonte nje pjese e botes. Por nese ne nje gje kaq te vogel do mungonte nje pjese e botes, po per veprimet e perditshme qe une kryej???? Ath nese une nuk do te ekzistoja nuk do te ekzistonte nje bote e tere. Ndaj me Une mendoj qe duhet te kuptojme boten e secilit prej nesh.
Por megjithate nuk mendoj qe jane keto pyetjet qe mundojne filozofet sepse jane pyetje shume te thjeshta te cilave me pak arsyetim mund tu kthesh pergjigje, nderkohe qe ka pyetje qe dhe filozofet me te medhenj nuk kane arritur ti kthejne pergjigje. PSH:
Frojdi- Cfare duan femrat?
Kjo eshte nje pyetje qe as sot e kesaj dite nuk ka marre pergjigje te sakte megjithese dicka jam munduar te sajoj (do te me ndihmonte shume mendimi i nje femre):
Per te kthyer pergjigje duhet ta ndajme ne disa raste:
1- Femrat jane te lumtura. Kjo sepse e dine se cfare duan, dhe e kane.
2- Femrat jane te trishtuara. Kjo sepse e dine se cfare duan, por nuk e kane dot.
3- Femrat shpesh nuk dine si ndihen. Kjo sepse nuk dine cfare duan.
Do ta vleresoja shume po te merrja mendimin e nje femre mbi kete qe thashe me siper.