Ndarjet e përkohshme: Shpëtim për lidhje apo rrugë drejt shkatërrimit?

GLOOM

Catch me if you can...
ImagesCAKPL9WK.jpg


Nëse njëri prej partnerëve mendon se si ndarja nuk është një zgjidhje e mirë dhe e sheh atë si një përfundim të lidhjes, ndërsa tjetri është i bindur që ajo do t’i ndihmojë që ta ‘ftohë’ kokën dhe të mendojë lidhur me përparësitë e një lidhjeje të tillë, ndarja nuk është një ide e mirë.
Jo vetëm që partneri i vendosur “në akull” do të jetë i kërcënuar, sipas të gjitha gjasave do të fillojë të mendojë se pala tjetër nuk e do dhe nuk e çmon më, sepse më me rëndësi i duket se si ndjehet vetë dhe nuk ka frikë se do ta humbë dashurinë. Nëse qëllimi i ndarjes së përkohshme është përgatitja e palës tjetër për ndërprerje të lidhjes, atëherë shpallja e njëzëshme e pauzës është mënyrë e mirë për një çështje të tillë.

Vendosja e themelit

Nëse vendosni për ndarje të përkohshme, merruni vesh për disa rregulla të rëndësishme të sjelljes gjatë asaj periudhe. Ajo do të duhej të që të përfshijë marrëveshjen për takime me njerëz të tjerë, se sa do të zgjasë ajo ndarje, gatishmërinë për pranimin vendimit të palës tjetër pavarësisht çfarë është ai, marrëveshjen lidhur me faktin se sa dhe në çfarë mënyre do të komunikoni me njëri-tjetrin. Marrëveshja për rregullat kufizon sjelljen, por edhe jep kuptim, sepse të dy partnerët punojnë së bashku në diçka, ndërsa edhe tregon se sa janë të gatshëm ta respektojnë marrëveshjen.


Ballafaqimi me dhimbjen

Natyrisht, nuk mundet secila ndarje e përkohshme të jetë qetësuese dhe racionale për të dy palët, por është e nevojshme që njerëzit të ndjejnë lidhje dhe dashuri reciproke, përkundër arritjes së krizës në lidhje.

Megjithatë, ndarja mund të vijë si një zgjedhje e mirë e përkohshme për lidhjet të cilat janë përfshirë nga problemet, por edhe për shmangien e grindjeve. Pauza do t’i detyrojë partnerët që të përballen me probleme dhe të vendosin si të vazhdojnë më tutje.

Ai proces është veçanërisht i vështirë, sidomos për ata të cilët për një kohë të gjatë kanë mbyllur sytë, ndërsa problemi është edhe më i madh nëse kanë fëmijë. Gjithsesi, duhet caktuar afatin deri kur do të zgjasë pauza, në mënyrë që të mos ndodhë që të dy ose njëri prej partnerëve vendos jetën e tij në ‘pushim’ në pritje të një zgjidhjeje të madhe. Nëse edhe pas kësaj nuk ekziston ndonjë kompromis lidhur me qëllimet, dëshirat dhe qëndrimet e përbashkëta, atëherë vazhdimi i një lidhjeje të tillë nuk ka kuptim.
B.Sekretebukurie
 
Titulli: Ndarjet e përkohshme: Shpëtim për lidhje apo rrugë drejt shkatërrimit?

Pauza në një lidhje për mendimin tim do të thotë ndarje në mënyrën sa më të butë të mundshme
 
Pe: Ndarjet e përkohshme: Shpëtim për lidhje apo rrugë drejt shkatërrimit?

Jo domosdorshmerisht Leon...Pasi jane momente qe njerezit i ''duket'' sikur skane me durim me disa veprime apo sjellje,pikerisht pausa largimi nga ajo rutine me partnerin te ben te mendosh me shume se cdo te besh...Pastaj varet edhe tek njeriu,dikush e merr pauzen si dicka e mir,dmth e shfrytezon per te analizuar gabimet,dikush tjeter e merr me idene qe ja u dorezova sdo te eci kjo gje,kaq ishte dhe i jep fund...Me shume mendoj se varet tek cifti,nese gjerat mes tyre ose nese mbizoteron deshira,dashuria,perkushtimi dine te kalojne dhe ne kthimin e pare,qe do bejne pas pauzes,do jene me te qete e do i kuptojne ku jane gabimet...Gjithsesi une jam e mendimit qe gjerat te zgjidhen aty per aty,sy me sy dhe ne menyre te drejteperdrejte,keta lojrat e fjaleve,njeri hidh tjetri prit e diplomacite ne nje lidhje sme pelqejne...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top