LeVoyageur
RDM 33 NSOE
A je e virgjër? Ky është shteti europian që pritet ti japë fund kësaj pyetje, zbardhen masat drastike që do të merren për mjekët.
Qeveria franceze do të prezantojë së shpejti dënime me burg ose gjobë për doktorët që japin të ahstuquajtura “çertifikata virgjërie”, për martesa tradicionale fetare.
Drafti është pjesë e projekt-legjislacionit që synon përforcimin e vlerave laike franceze dhe luftimin e asaj që Presidenti Emmanuel Macron e quan "separatizëm islamik". Megjithatë grupi i mjekëve për abortin ANCIC thotë se ndalimi i "testeve të virgjërisë" kërkon punë më të gjerë arsimore.
Ministria e Brendshme Franceze thotë se ligji, ende jo i debatuar plotësisht nga politikanët francezë, propozon një vit burg dhe gjobë prej 15,000 € për çdo mjek që lëshon një "certifikatë virgjërie".
Sipas lajmeve televizive France 3, rreth 30% e mjekëve francezë thonë se u janë kërkuar certifikata të tilla dhe shumica e tyre e refuzojnë.
Sot.com.al