Ndalohen çadrat në rajonin Makau të Kinës

Arfenilla

Themelues i Forumit
hong-kong.jpg






.


Fëmijë të shkollës, gazetarë dhe zyrtarë qeveritarë kanë qëndruar në shi dhe të ftohtë për të përshëndetur presidentin Xi, pas arritjes së tij në aeroportin e Makaut.
Gazetarët kanë thënë se zyrtarët e aeroportit kanë paralajmëruar se moti me erë do të shpalosë çadrat dhe se çadrat e hapura do të ndikojnë në sigurinë e avionëve hyrës.

Megjithatë, disa vëzhgues thonë se ndalesa është përpjekje për të shmangur krahasimet me Hong Kongun, ku çadrat janë bërë sinonim i lëvizjes pro-demokratike të rajonit.

Hong Kongu, që si Makau është nën sundimin kinez, por ka status gjysmë-autonom, ka qenë skenë e protestave publike qysh në muajin shtator.

Demonstruesit që bëjnë thirrje për zgjedhje të lira, kanë përdorur vazhdimisht çadrat për t’u mbrojtur nga policia që përdor sprej piper.B tribuna
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top