Ndalimi i padrejtesisë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ndalimi i padrejtesisë



Xhabiri r.a. transmenton se Pejgamberi a.s ka then ruhuni nga padrejtesia sepse padrejtesia eshte erresire ne diten e Kijametit. Ruhuni nga kopracia sepse kopracia i shkatërroi popujt para jush, i shpuri ata në derdhjen e gjakut dhe lejimin e gjërave të ndaluara.” (Muslimi)

Allahu subhanehu ve teala thotë: “të padrejtit nuk kanë ndihmëtarë” (Haxh – 71), “mos anoni kah ata që bënë padrejtësi, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.” (Hud – 113)

Thotë Ragibi: padrejtësi (dhulm) është dalje nga vija e drejtësisë dhe mu për këtë definohet si: vëndimi i gjëravë jo në vendin e vet të caktuar, ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Disa të tjerë e definojnë dhulmin: dënimi për gabimet e tjetërkujt dhe ai është dy lloje:

1. padrejtësia ndaj vetvetes, mëkati më i madh i këtij lloji është shirku, siç thotë Allahu “vërtet shirku është padrejtësia më e madhe” (Lukman – 13). Në Kur’an më së shumti përmendet padrejtësia me këtë kuptim, siç thotë Allahu s.a. : “jobesimtarët janë ata të padrejtit” (Bekare – 254)

2. padrejtësia ndaj tjetërkujt, siç është përmendur në fillim të Fjalimit Lamtumirës: “Allahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar mes jush derdhjen e gjakut, psurinë dhe nderin tuaj përveç se me të drejtë siç janë të ndaluara (disa gjëra) në këtë ditë, në këtë vend dhe në këtë muaj.” (Buhariu)

Ka shumë ajete dhe hadithe që flasin për ndalimin dhe qortimin e padrejtësisë. Allahu [subhanehu ve teala] është i pastër prej padrejtësisë dhe e ka bërë atë të ndaluar ndërmjet njerëzve siç përmendet në hadith kudsij: “O robërit e Mij! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe e kam bërë të ndaluar mes jush, pra mos bëni padrejtësi!” (Muslimi), për këtë, të padrejtit nuk kanë ndihmëtarë dhe Ditën e Kijametit kur zemrat do të arrinë në fyt, nuk kanë asnjë të afërt e as që do të ndërmjetëson ndokush për ta, “të padrejtit nuk kanë as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala” (Gafir – 18)

Vëlla i dashur! Mos ano kah i padrejti sepse do të të kaplon ajo që e kaplon atë “mos anoni kah ata që bënë padrejtësi, e për atë shkak t’ju kapë zjarri” (Hud – 113)

Padrejtësia e ka përfundimin e afërm, mos të të mashtroj, vëlla musliman, fakti se Allahu i liron disa të padrjetë, përfundimi i tyre do të jetë patjetër i keq, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ Allahu e liron të padrejtin mirëpo kur e kap nuk shpëton – pastaj lexoi “Ja kështu është kur Allahu kap vendet që janë zullmqare. Vërtet ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër” (Hud – 102)”

Përfundimi i padrejtësisë është i keq, është errësirë Ditën e Kijametit kurse i padrejti do të vij me asnjë të mirë me vete, thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : “a e dini se kush është falimentues? Ata thanë: te ne është ai që nuk ka as dirhem as të mira tjera. Ai tha: falimntues prej ummetit tim është ai që vjen Ditën e Kijametit me namaz, agjërim, zekat mirëpo këtë ka sharë, tjetrin ka shpif, ka ngrënë pasurinë e këtij, ka derdhë gjakun e atij, ka rrah këtë. Do t’u jipen këtyre prej të miravë të tij, nëse i harxhohen të mirat para se ti lajë ato, do të mirret prej mëkateve të tyre dhe do të gjuhen mbi të e pastaj do të gjuhet në zjarr.” (Muslimi)

Për këtë “kush ka bërë ndonjë padrejtësi në nder apo diç tjetër ndaj ndonjërit le të kërkoj falje prej tij sot para se të vij Dita ku nuk ka dinar as dirhem, nëse ka punë të mira i mirrën ato aq sa ka bërë padrejtësi, e nëse nuk ka punë të mira mirren nga të këqiat e atij që i ka bërë padrejtësi dhe i jipen atij.” (Buhariu)

Ne jemi ummeti më i mirë prej të gjithë njerëzve, i ndihmojmë atij që i është bërë padrejtësi, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ndihmoe vëllain tënd qoftë i padrejtë ose që i është bërë padrejtësi! Ata thanë: o i Dërguar i Allahut, nëse i është bërë padrejtësi i ndihmojmë, mirëpo si ta ndihmojmë nëse është i padrejtë? Tha: ta ndalosh nga padrejtësia sepse lënia e të padrejtit pa dënim është lajmërim për ardhjen e dënimit.” (Tirmidhiu)

Kujde, kujdes vëlla nga lutja e atij që i ke bërë padrejtësi, sepse nuk ka ndërmjet saj dhe Allahut perde “ruhu nga duaja e atij që i k bërë padrejtësi sepse nuk ka ndërmjet saj dhe Allahut perde” (Buhariu)

Muavi [radijallahu anhu] ka thënë : unë turpërohem t’i bëj padrejtësi atij që nuk ka ndihmëtar askend përveç Allahut.

Omer ibën Abdulazizi i shkruajti një nëpunësit të tij: nëse fuqia yte të shtyn që njerëzve t’u bësh padrejtësi, përkujto fuqinë e Allahut mbi ty!

ثshtë thënë: padrejtësia është prej gjërave që më së tepërmi shkakton largimin e të mirave dhe shpejtimin e të këqiave.

Kujdes, kujdes vëlla musliman nga padrejtësia sepse përfundimin e ka të keq, gjykues është Allahu i Cili e sheh edhe atë që shikon me bisht të syrit dhe atë që njerëzit e fshehin ne gjoksat e tyre.

Varri është errësirë e llahtarshme, përkujtoje burgun tënd në të.

Llogaria para Allahut është e gjatë, prandaj shpëtoje vetveten.






Ahmed Muadh Hakki
 
Back
Top