Ndalet Skënderbeu, Teuta heroike në Korçë

cent

...Lontano
Kategoria Superiore mbetet sërish me dy skuadra kryesuese. Skënderbeu dhe Teuta barazuan 1-1 në takimin më emocionues të javës së 8-të, që dhuroi gjithcka në fushën e blertë, ndonëse për nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet pika e fituar nga “Djemtë e Detit” kishte shijen e fitores.
s24hlt.jpg
Në rastin e parë të rrezikshëm në portën e Teutës, Pero Pejic përballë Rizvanit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë, gjithsesi topi i përplasur në këmbët e kroatit pas ndërhyrjes së portierit durrsak u ndal vetëm nga shtylla e pingule. Vetëm 4 minuta pas këtij episodi, mbrojtësi i Teutës Da Sivla detyrohet të dalë nga fusha me karton të kuq, për një ndërhyrje të parregullt ndaj Muzakës, që po i drejtohej i vetëm portës mike. Gjyqtari Sadiku nuk kishte asnjë dyshim, Da Silva si lojtar i fundit duhej ndëshkuar maksimalisht. Me një lojtar më pak në fushën e blertë, Skënderbeu e kishte më të lehtë për t’iu afruar portës së Rizvanit, që në të 23 shpëton mrekullisht falë ndërhyrjes në kohë të Ahmatajt. Në fund të 45-minutëshit të parë, madje atëherë kur po mbyllej minuta e tretë shtesë, Daniel Xhafaj e dërgon topin në rrjetë me një parabël me kokë, pas harkimit të Idirizit nga e djathta, duke befasuar portierin Shehi. Nuk ka më kohë, skuadrat u drejtohen dhomave të zhveshjes për të rinisuar një duel të gjatë mes sulmit korcar dhe mbrojtjes durrsake në pjesën e dytë.

Skënderbeu e nisi vrullshëm këtë fraksion, duke krijuar raste të njëpasnjëshme në portën e Rizvanit. Në minutën e 56 Morina arrin ta përcjellë topin në rrjetë, por për anësorin pozicioni I sulmuesit tiranas ishte I parregullt. 2 minuta më pas Tefik Osmani largon topin thuasje në vijën fatale pas goditjes me kokë të Orelesit. Gjithsesi goli I kampionëve në fuqi erdhi në minutën e 62, pas një aksioni model që nisi nga këmbët e Shkëmbit, Kapiteni korcar krosoi në zonë për Pejic, i cili asistoi saktë me kokë Morinan, pozicioni I të cilit këtë radhë ishte I rregullt. Gjithsesi, pamjet filimike konfirmojnë pozicionin e dyshimtë të Pejic në momentin e harkimit të Shkëmbit. Pas golit të barazimit Skënderbeu besoi se mund ta fitonte takimit, duke e mbyllur formacionit e Maganit në gjysmëfishën e tij. Në të 72 Pejic arrin ta dërgojë topin pas shpinës së Rizvanit, por në pozicion jashtë loje, ndërsa në minutat në vazhdim Dimo, Muzaka dhe në fund Tomic tregohen të pasaktë në konkludimin e aksioneve. Përfundimisht 1-1, rezultat që I mban të dy ekipet në krye të klasifikimit në kuotën e 16 pikëve.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top