Ndale çastin!

MBRETERIJA E ZEMRES


Kur hapet perëndimi pas maleve përposh,
Ti vjen, o motr’ e ëmbël, në shpirt të më qëndrosh;
Ti zbret vetëtimtare, e fellë-edhe më fellë:
Në fund të zemrës s’ime fundet[1] posi një djellë;


Fundet posi një djellë që vdes në perëndim.
Dh’ ahere prej skëterrës ku-i humbe shpirtit t’im,
Ku dyke perënduar më le me gisht në ballë…
Nga-dal e magjiplote, ti shkrep si yll i gjallë.


Sesà një natë-e errët po mbretëron tashi!
Sesà po dirgjet bota më një pushim të zi!
Sesà me reze t’arta, sesà me lumtërime
Ti po çkëlqen, o motër, në fund të zemrës s’ime!


L. Poradeci
 
Nuk jam aspak siç mendon ti
Nopran, i sertë e inatçor,
Përlotem shpejt si një fëmi
Dhe mbi këdo hedh pak dëborë.


Të futesh thellë brenda meje
Kam shpirt të madh e të pasosur,
Të prek me fjalë prej kadifeje.
Me sy prej dreri të plagosur.

Nuk jam aspak njeri i keq
(Sado mëkate mbaj mbi shpinë,)
Me një "më fal" gjithçka e ndreq
Se e dua dhe e çmoj njerinë



Alfred Molloholli!
 
Kjo grua -
***************
Kjo grua që ec ndanë trotuarit
Dhe me vetveten jep e merr,
Fekste dikur si drit' e farit
Dhe çdo burrë e kthente në fluger.

Me fllade mbrëmjesh mbushte udhët
Çdo hap i hedhur mbi asfalt,
Për të, gjithë bota ish e shurdhët
Me njërën vetull ngritur lart.

Kush burrë me të s'u dashurua?
Kush djalë, vallë nuk ra brenda?
Qyteti kish plot ''kryqëzime''
Por,...ajo ish kryeqendra!

Gazelë e dalë prej pyje ëndrrash
Sajuar, nuk e di nga kush piktor,
Nëse në botë ndodhnin çudira
Për ne,... ajo ish meteor!

Asnjë djalosh nuk pati fat
Që një copë rrugë ta shoqëronte,
Me flokët e saj për çdo natë
Vetëm ajri mund t'flirtonte.

Me qindra herë tunduan veten
Me këmbë e shkelën unin,
Ta kandisnin shpejt me marifete
Por,...merrnin veç parfumin!

Kjo grua që ec me mospërfillje
Me hire, mos o Zot!
Nuk pranoi kurrë asnjë lloj lidhje
E tillë është edhe sot!

Nëse dikush mendon vërtetë
Ta kishte për një natë;
Të prekësh bukuri të tillë
Bën dy herë mëkat!



Alfred Molloholli!
 
Kjo grua -
***************
Kjo grua që ec ndanë trotuarit
Dhe me vetveten jep e merr,
Fekste dikur si drit' e farit
Dhe çdo burrë e kthente në fluger.

Me fllade mbrëmjesh mbushte udhët
Çdo hap i hedhur mbi asfalt,
Për të, gjithë bota ish e shurdhët
Me njërën vetull ngritur lart.

Kush burrë me të s'u dashurua?
Kush djalë, vallë nuk ra brenda?
Qyteti kish plot ''kryqëzime''
Por,...ajo ish kryeqendra!

Gazelë e dalë prej pyje ëndrrash
Sajuar, nuk e di nga kush piktor,
Nëse në botë ndodhnin çudira
Për ne,... ajo ish meteor!

Asnjë djalosh nuk pati fat
Që një copë rrugë ta shoqëronte,
Me flokët e saj për çdo natë
Vetëm ajri mund t'flirtonte.

Me qindra herë tunduan veten
Me këmbë e shkelën unin,
Ta kandisnin shpejt me marifete
Por,...merrnin veç parfumin!

Kjo grua që ec me mospërfillje
Me hire, mos o Zot!
Nuk pranoi kurrë asnjë lloj lidhje
E tillë është edhe sot!

Nëse dikush mendon vërtetë
Ta kishte për një natë;
Të prekësh bukuri të tillë
Bën dy herë mëkat!



Alfred Molloholli!
sa e pelqej ket poezi. e kam mesu permendsh aq shume e pelqej
 
Ku më ikën, arratisesh
shpirtit tënd si pus i thellë?!
Sot, një lule mes shkretëtire
pret një dorë për ta vaditur,
Fjal'n e mirë, lot i kulluar
të dy bashkë i kemi mbjellë,
Në oaz të buzës tënde
do të ndalem për ta rritur!

Nuk do endem si dikur
me trastë-puthjesh përmbi sup,
Apo harpës si Orfeu
t'i shkund telat, mbushur mall,
Do i lutem perëndive
si naiv e gjithë turp,
Të më thonë; Je grifshë-grua
a mos ndoshta femër-djall!

Pra, mos ik!...Mos ik, të lutem!
Hapat tanë kërkojnë udhën
që na nxjerr veç në një shteg,
Do pranoja edhe humbjen
nëse botës tënde futem,
Se je diell Amazone, që...
herë të ngroh e herë të djeg! -
 
Poeti nuke pranon dicka te tille. :)

Mbetet per ta respektuar vendimin e tij. :)

VAJZA PREJ QELQI
Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!
Qelq,
I ke sytë,
Qelq!
Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!
Qelq,
I ke buzët,
Qelq!
Vajzë e brishtë,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur të prek,
Kam frikë mos më thyesh vërtet!
Qelq,
Je e tëra,
Qelq!


Skender Rusi!
 
Ndjeje nostalgjine e tetorit.
Leri gjethet e pemeve te bien mbi floket e tua.
Cliroje veten dhe buzeqeshi vjeshtes.
Shikoje qiellin e heshtur,dhe pemet e trishta.
Behu njesh me natyren dhe kuptoje se natyra eshte e ndjeshme.
 
Ndal nje cast ...mendo dhe tek sa mendon futu thell ne boten tende ,perpiqu te gjesh sado pak paqe ,sado pak dashuri ,sadopak liri ,sado pak lumturi por mbi te gjitha sado pak humanizem ,dhe ..dhe shpalose ne kete bote ku e zymta eshte e bardhe ,dhimbja eshte dashuri ,lumturia eshte trishtim dhe humanizmi s'egziston .....
 
Nuk i dua castet qe ndalen.
E Ardhuroj kohen, kur pa kushte rrjedh neper trupin tone. :)
Ne duhet te mesojme thjesht te vallzojme ritmin e saj.
 
Ndale castin, shfrytezoj gjerat qe i ke para syve dhe mos mendo me tej.
 
Ndale castin te te ndjej
 
Provova disa here me ndale por nuk ndalej. Tash po mundohem se paku te hec paralel me te.
 
Dhe shkrep foto mahnitese.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 14.3%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 35.7%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 28.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 21.4%
Back
Top