Ndale çastin!

Passion

Antarë i Respektuar
Me tema plot,sa ne lidhje me horoskopin,me shenjat,simbolikat e lloj lloj artikujsh qe asgjekund s'pasurohen ato ,por vec e mbushet forumi qe ma do mendja zor se ndalet kush ti lexoje ato,qasja e nje teme me ta pasuruar temen qofte me nje poezi te pelqyer te castit,me nje kenge,nje muzike,nje mendim.nje coperz te shkurter te secilit mendimi, ma do mendja(sipas meje )se i nevojitet ketij nenforumi .



Mos i ngjaj në dashuri

(Një vajze 10 vjeçe, që dikur ia kam dashur të ëmën.)

Unë e kam dashur nënën tënde
Më shumë se babi që ke ti!
Dy detet që i ka tek sytë
Ende i gjen në sytë e mi!

Nëse ka dallgë brenda tyre
Nëse fryn erë dhe tani,
Ta dish, nuk është faji i syve
Po faji i nënës që ke ti!

Eh, ku ta dija se një ditë
Do të më mbysnin ata dete!
E ku ta dija se stuhitë
I mbante mami yt me vete!

Sepse për të, gjithnjë kam qënë
Si muaji prill, për muajin maj!
Edhe nën borë çelja lule
Që t'i gëzoja sytë e saj!

Dhe ajo qeshte si ujvarë
Më puthte sytë, sidomos!
- Shiko, se sa e vockël dukem
Në sytë e tu, gjithnjë më thosh!

Eh, ku ta dija se padashur
Ajo më thoshte të vërtetën!
Se sa ç'e kisha unë syrin
Ajo s'e kishte gjithë zemrën!

Përndryshe nuk do kishte dimër
Në dashurinë midis nesh!
S'do kishte rënie të dëborës
(Ne s'ishim bashkë, as dyzet vjeç!)

Por ja që kishte nëna jote
Ca gjëra që ti nuk i di!
Ca trille që e çuan larg
Prej fjalës Maj, prej fjalës Prill!

Si bijë, që je, e shoqes sime
Një porosi të jap tani;
Ta duash nënën që të lindi
Por mos i ngjaj në dashuri...

Skender Rusi.
 
Ja keshtu:

Ndal nje cast
Mere nje cigare
Lejo qe tymi saj
Te helmoj shpirtin.
 
E kam heq ate :P

E kam shkruar ne komedinat e pluhrosura ngjyre arre,ku i ze nje rreze drite vec pas ores 13;20 te mesdites,gati per dy ore. :D
 
Mos ndalo asgje! Sepse asgje nuk eshte statike ne kete bote.
Thjeshte beu pjese e saj dhe udhto me te neper stinet e saj.
~Neve~
 
po lexoja ca statistika...
diku kisha lexuar qe sduhen besuar
nese vem kembet ne akull
dhe koken ne zjarr
sipas statistikes kemi temperature mesatare
por kembet nderkohe ngrin
koka u dogj
e statistika mbeti mbi leter
qe te tjeret te mesojne
mesataren e te ndjerit ngrohte!!
 
Besoj,besoj se jane ca gjera me te thella,e kuptimplote ,me me jetegjatesi ,me te bukura , qe zhvlereson e ironizon kete vorbull qe vjen si uragan ku ka trysni,materializem,hipokrizi ,ankth,detyrim,e ikin,ikin,rrjedhin ditet,,,,,,,!

Ndoshta ndoshta nuk i perket kesaj trajte,por me vijne ca grimca lajmerimi qe diku eshte,diku qendron,ndoshta fle,ndoshta se sheh te arsyeshme te shfaqet ,,,,,,,,,,,,,,ketu me ditet e mia. :)

Per ta kuptuar qe eshte, e ndiej ne disa forma te ndryshme pa prani fjalesh te shumta,pa zhurma ku me c'orientojne,e me pelqen ai lajmerimi pa ditur ta therras,qe mendoj se eshte mungese aftesie. :)

mc_naught12.jpg
 

Attachments

  • mc_naught12.jpg
    mc_naught12.jpg
    94.3 KB · Shikime: 0
  • mc_naught12.jpg
    mc_naught12.jpg
    94.3 KB · Shikime: 0
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
po lexoja ca statistika...
diku kisha lexuar qe sduhen besuar
nese vem kembet ne akull
dhe koken ne zjarr
sipas statistikes kemi temperature mesatare
por kembet nderkohe ngrin
koka u dogj
e statistika mbeti mbi leter
qe te tjeret te mesojne
mesataren e te ndjerit ngrohte!!

Eeee mo une jam statistika :P

Tema dhe cit.
Mund te shkohet ne parajs edhe pa vdekur.
 
Eeee mo une jam statistika :P

Tema dhe cit.
Mund te shkohet ne parajs edhe pa vdekur.

jam dakord po ashtu edhe ne ferr
e sipas statistikes .. jemi ne purgator...:^
 
Mos lejo tjetrin te ta prish diten. Ndale castin.
 
Mos qaj!
Mos qaj nga mesazhet e mia.
S'do jem aty.
Nuk fle.
Do jem mjergulla te trazoj floket tu.
Do jem ngjyra e florinjte nga rrezet e henes ne avlline tende.
Do vi si rrezet e diellit qe kalon neper dege pemes.
Jam te secili yll qe shendrin netet.
Mos qaj nga mesazhi im.
S'jam atje,e nuk fle.
Jam gjithandej,jam me ty,ne krahun tend. :)


E vjeLLme. :D
 
Asnjehere s"me kane mjaftuar vetem castet.
Ne fakt asnjehere s"me mjafton koha ne teresi.
Une e dua kohen ne tere castet e saj te pa infinit.
E nese kjo e fundit me dhuron vetem caste ,atehere lirisht une do i hap lufte asaj dhe casteve te saj... :)
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Ndale castitn kur Pasioni shkruan me me C " Cekici,dhe me E me pika,pasi shkrimi nuk lexohet ahhahaha.
 
Malli

Hëna brirët lan në lumë, uji yllin e spërkat,
Unë sillem nëpër shelgje sonte natën fillikat.

Bulku fshehur pas një drize lumit iso po i mban,
Natë e viseve të mija mbushur plot me jargavan.

Si një rrahje flete molle një të puthur afër ndiej,
Sonte njerëz dashurohen tek ky mal nën këta qiej.

Edhe unë u dashurova dhe me jetën pata fat,
Ndofta edhe puthjen time e dëgjoi një fillikat.

Ndofta ndezi një cigare pranë shelgut tek ky vend,
Ndofta buzët i lëvizi dhe diç solli nëpër mend.

Ndofta, ndofta!... Lumi derdhet, flladi thinjat m'i shpërndan,
Natë e viseve të mia rreh në xham me jargavan.

1960

DriteroAgolli

PS; Passiono,faj ka Admini teknik :P
 
Poezi nga Aleksandأ«r Pushkini





Kujtoj me mall njأ« أ§ast gأ«zimi



Kujtoj me mall njأ« أ§ast gأ«zimi

Pأ«rpara sysh mu shfaqe ti

Si vezullim i njأ« vegimi

Si engjأ«ll plot me bukuri.



N’andralla jete zhurmأ«kotأ«

Me dhimbje brengash e mأ«rzi

Me grishte larg fytyra jote

Dhe zأ«ri yt plot أ«mbأ«lsi.



Nga shqotأ« e kohأ«rave qأ« shkuan

Kأ«shtjell’ e أ«ndrrave m’ u shemb

Me mjegull vitet ma mbuluan

Fytyrأ«n tأ«nde, zأ«rin tend.



أ‡â€™i ngrysa ditأ«t gjithأ« brengأ«

I zymtأ« dhe nأ« shkretأ«ti

Pa perأ«ndi, pa shpresأ« e kأ«ngأ«

Pa lotأ«, jetأ« e dashuri.



Por ja! Mأ« shkrepi prap agimi

Se pأ«rsأ«ri u shfaqe ti

Si vezullim i njأ« vegimi

Si engjأ«ll plot me bukuri



Dhe rreh me gaz kjo zemra ime

Sepse ju kthyen pأ«rsأ«ri

Dhe perأ«ndi, dhe frymأ«zime

Dhe lotأ«, e jetأ«, e dashuri.
 
Sikur vetem nje cast te ndjeje ate qe ndjej Une
sikur vetem nje cast te shikoje veten nepermjet syve te mi
sikur vetem nje cast te ishe ne brendesine e zemres time
vetem atehere do ta kuptoje sa i rendesishem , je ti i shtrenjti im
 
Rrezato dashni o njeri. Ndale castin. :hi:
 
Kur rrahjet e zemres shtohen, kur kur zemra po te flet ndale castin rrembeje kohen. :hi:
 
28279204_1856866134333062_2560027093753789225_n.jpg

Ndjesë!
Më mbeti pa vizatuar ajo fjalë.
Ndoshta shkallët e kësaj nate, deri te hëna
do t'i ngjisnim dorë për dore.
Tani te hëna shkoj i vetëm.
Askush s'do të na shohi më dorëpërdore!
Dhe vetëm për një fjalë të pathënë...

F. Rreshpja
 
Kur e dhuron nje perqafim ndale castin.
 
Kur ndien afer aromen e njeriut te zemres ....ndale castin bashke me dhe kohen e gjithe
 
Nuk ke pse te ndalesh asnje cast per sa kohe mund ti krijosh vetes mundesine per te patur pafund te tille...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 14.3%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 35.7%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 28.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 21.4%
Back
Top