Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ndahet nga jeta Avni Mula .

Endrra

VIP
V.I.P
Kompozitori i shquar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme, 29 tetor, në moshën 92-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur, e bija, Inva Mula, përmes një postimi në rrjetet sociale.Screenshot_20201029-224808_Facebook.jpg
Avni Mula ishte këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i këngëve të njohura si "Valsi i lumturisë", "Vajza me kaçurrela", "Shqipëri, o vendi im" etj.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60.
 
Von e mora vesh se ishte nga Gjakova Avni Mula.?

Ngushllime ..edhe pse mir paska jetu 92vjet.
 
Zoti e meshirofte!
 
Tjeter ikone e muzikes shqiptare, ARTIST me plote kuptimin e fjales qe ka shkruar emrin e tij ne altarin e krenarise kombetare!
 
Shkroi perla te Artit tone.
Do mbetet gjate ne kujtesen tone ky Artist i Madh. Ndoshta Zoti zgjedh - dhe nuk "mbledh". Po na ndahen nga jeta gjigandet e Artit Shqiptar.

Njeriu vdes por arti nuk vdes, permes kengeve ai e la shpirtin si trashigimi gjithe kombit.

Darius
 
Si shume artiste te nje kohe te larget u largua dhe I madhi Avni Mula ....por kenget dhe veprat e tij nuk largohen kurre do degjohen gjithmon me nostalgji....e lehte qofte toka qe e mbulon
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top