Nata e parë e martesës, gabimet që duhen shmangur
Keni frikë ta kaloni mbrëmjen e ceremonisë duke fjetur? Ja disa këshilla që nuk duhen harruar
Nëse rrëfimet e miqve tuaj, do ju zbulojnë se bëhet fjalë për një “natë të bardhë” në kuptimin e vërtetë të fjalës, ja gabimet që duhen shmangur, deri sa nata e parë të jetë e paharrueshme. Nga grindjet me të afërmit për alkoolin e tepërt, deri te pritshmëritë më të larta. Nisja e një jete të re është e mundur: ja se si!
ثshtë e natyrshme, pas një lodhjeje të madhe për të organizuar ceremoninë, pas shumë vëmendjeje të dedikuar detajeve të “look”-ut tonë, përfshirë dhe veshjet intime, pritshmëritë e një nate të bukur dhe të paharrueshme, janë shumë të larta.
Gjithsesi, diçka mund të shkojë keq dhe sipas revistës britanike “Daily Mail”, mësohet se sipas një studimi, më shumë se gjysma e të martuarve nuk ka bërë seks në natën e parë.
Lodhja, armiku më i keq – E dimë mirë sa të lodhshme janë përgatitjet për ditën e “po”-së dhe nga ana tjetër nuk është një surprizë që është pikërisht nusja ajo që kujdeset për pjesën më të madhe të organizimit të ditës më të lumtur në jetës. Duke synuar që gjithçka të funksionojë siç duhet, që të gjithë të ndihen mirë, që prindërit të kenë dozën e duhur të vëmendjes dhe që xhaxhai gjatë ngritjes së dollisë të mos bëjë ndonjë rrëmujë, lodhja është e pakapërcyeshme. Duke u siguruar që secili nga të ftuarit të ketë mjaftueshëm për të pirë dhe asortimente për të ngrënë, dhe në të njëjtën kohë të tentosh të duket në formë, kur nuk fle prej javësh, është vërtet një provë titanike. ثshtë e kuptueshme pra, që në momentin që mbyllet dera e dhomës, pjesa më e madhe e të martuarve, shtrihen në shtrat, duke hequr rrobat e dasmës dhe qetësuar, në vend që të hidhen në krahët e burrit.
Ju para së gjithash – Nëse miqtë dhe të afërmit të shpërndarë në botë, kanë sfiduar fatin për të mos munguar në ceremoni dhe keni rastin për të qëndruar së bashku për një periudhë kohe shumë të kufizuar, dëshira për të shijuar shoqërinë e tyre për disa orë është e ligjshme. Por gjithçka e ka një kufi: festa është e çiftit dhe gjithçka tjetër duhet të kalojë në plan të dytë… apo jo?
Alkool po, por… – Të gjithë kemi marrë pjesë në festa dasmash dhe kemi të qartë se më shumë se sa hanë, çifti vijon të ngrejë dolli me të ftuarit: mes fotove rituale dhe të urimit, stomaku është bosh dhe fillojnë shqetësimet. Duke mos konsumuar asnjë ushqim, ekziston mundësia që nusja dhe dhëndri të pinë alkool apo pije të tjera, duke përfunduar edhe të dehur në dhomën e gjumit. Përfundimi është se pasi të keni përshëndetur të ftuarit, ju do ta gjeni veten në krah të një partneri që nuk do të mund të rezistojë në këmbë, ose më keq akoma, nga miq që nuk kanë ndër mend të braktisin çiftin, shishet dhe festën. Lamtumirë mbrëmje romantike pra!
Një nga të shumtat – Le ta lëmë idenë që mund të bëhet fjalë për një mbrëmje me pasion “të lartë”. Nëse keni pasur mundësi të tjera të konsumoni intimitetin me partnerin tuaj, nuk do të jetë sigurisht thelbësore të bëni seks të dehur në fund të një dite shumë të lodhshme. Në fund, dita e martesës është vetëm fillimi i një jete të gjatë së bashku, prandaj nuk është i nevojshëm të kryhet një marrëdhënie me çdo kusht!!!
Jo vetëm seks – Pas një dite plot me emocione dhe ngjarje, ndonjëherë është e nevojshme dhe e rëndësishme të përfitoni nga përqafimi i parë i të sapo martuarve për të rikapitulluar atë që ka ndodhur, të ndani përshtypje dhe klishe për t’u kujtuar përgjithnjë. Dashuria është më e rëndësishme se akti seksual: nata e parë do të jetë e paharrueshme edhe për këtë.
Kush fillon… – Pyesni dhe do të mësoni se thuajse një e treta e çifteve të sapo martuara ka bërë seks mëngjesin e ditës tjetër, në vend të aktit tashmë “ritual” të natës së parë të martesës.
Të freskët dhe të çlodhur, me perspektivën për të nisur një udhëtim përrallor: një mënyrë e mirë për të nisur jetën e re me pak seks të shëndetshëm në mëngjes?
E.A.
gazeta-Shqip.