Shiko fotografinë 1427719
Administrata e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) ka zbuluar një planet të ri me tre yje, që është në masë katër herë më i madh sesa Jupiteri.
Në deklaratën e publikuar nga NASA bëhet e ditur se në zbulimin që e kanë bërë astronomët të cilët punojnë me njërin nga teleskopët më të mëdhenj në botë, supozohet se planeti etiketuar me emërtimin HD 131399Ab është 16 milionë vite i vjetër.
Planeti ka masë katër herë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe temperaturë prej 580 centigradësh, ndërsa nga sistemi diellor gjendet 340 vite dritë larg.
Astrologët Daniel Apai dhe Kevin Wagner, të cilët punojnë me teleskopin që gjendet në Observatorin e Evropës Juglindore, zbulimin e këtij planeti e kanë botuar edhe në revistat shkencore.
”Nga planetët e shumta të largëta që mund të shihen në mënyrë direkte, HD131399Ab është ndër të parët me strukturën e tij të çuditshme dinamike”, thotë Apai.
Arbresh.info