NASA zbulon miliona “Vrima të Zeza”

cent

...Lontano
Pas pamjeve nga Marsi, NASA sjell në Tokë të tjera imazhe mbresëlënëse nga hapësira e thellë. Këtë herë bëhet fjalë për pamjet e mbërritura nga teleskopi Wise.
Shiko fotografinë 1729785
Wise kapi në hapësirë miliona “Vrima të Zeza” dhe objekte të tjera me ndriçim shumë të fortë. ثshtë e njohur se në shumicën e rasteve, galaksitë e mëdha përmbajnë një Vrimë të Zezë në qendër të tyre që “ushqehet” me gaz e pluhur të lëshuar nga yjet dhe planetet përreth. E njohur është gjithashtu se forca e gravitetit tek këto të fundit është aq e madhe sa nuk i shpëton dot as drita. Shpesh, energjia e cliruar nga këto vrima është aq e madhe sa nuk lejon formimin e yjeve të reja.
Shiko fotografinë 1729786
Shiko fotografinë 1729787
Bashkëjetesa e një vrime të zezë në mes të një galaksie mbetet ende një mister për shkencëtarët që shpresojnë që me të dhënat e fundit të sjella në Tokë nga Wise, të mësojnë dicka më shumë.
Mes zbulimeve të Wise është edhe “spiunimi” i asterodit “Trojan” në vitin 2011 që lëvizte drejt orbitës së Tokës
/Wise
 
Back
Top