NASA ndërton teleskopin që shikon të kaluarën e universit

ida angel

:)
V.I.P
Teleskopi i ri do të jetë i pajisur me pasqyra që janë 7 herë më të mëdha se sa madhësia e Teleskopit të Hapësirës Hubble
Shiko fotografinë 1727075

Nëse do të mund të ndërtohej, çfarë forme do të kishte një makinë që udhëton në kohë? Ndoshta duhet të ishte si teleskop.

Shkencëtarët e Agjencisë Amerikane e Hapësirës NASA po ndërtojnë një teleskop të ri të hapësirës që do të jetë në gjendje të shohë në distanca të largëta dhe të sjellë imazhe të universit siç është dukur në fazat e para të krijimit. Por kjo distancë mund të shikohet përmes dritës infra të kuqe. Drita e shikueshme është vetëm një nga format e shumta të rrezatimit.

Sot, teleskopët fotografojnë imazhe të hapësirës duke shfrytëzuar format e dritës që njeriu nuk mund t’i shohë me sy të lirë. Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA po ndërton teleskopin më të madh të hapësirës. Teleskopi i ri i hapësirës që mban emrin e drejtorit të dytë të NASA-s James Webb, do të jetë i pajisur me pasqyra që janë 7 herë më të mëdha se sa madhësia e Teleskopit të Hapësirës Hubble.

Por ky teleskop do të studiojë universin kryesisht përmes dritës infra të kuqe që mund të diktohet nga nxehtësia. Ndërtimi i teleskopit James Webb është një projekt i ndërlikuar inxhinierik që do të ketë madhësinë e një aeroplani të madh udhëtarësh. Ai duhet të mbahet në temperatura shumë të ulëta sepse do të studiojë nxehtësinë infra të kuqe. Pasqyra e tij do të mbahet në temperaturë shumë të ulët, afër zeros absolute (-273 Celsius).


NASA po e ndërton teleskopin James Webb në Qendrën e Hapësirës Goddard që ndodhet në periferi të Uashingtonit. Kjo agjenci shpreson ta lëshojë atë në orbitë në vitin 2014.
Jonathan Gardner është një nga shkencëtarët e projektit për ndërtimin e teleskopit. Ne e pyetëm atë se si kjo paisje mund të shikojë në të kaluarën. “Mund të shikojmë në të kaluarën sepse drita do kohë të arrijë deri tek ne.


Ndërkohë, sa më larg që ne arrijmë të shikojmë aq më shumë kohë i duhet dritës të arrijë këtu, pra në të vërtetë ne shikojmë në të kaluarën”. Nëse shikohet në një distancë të mjaftueshme në të kaluarën, shkencëtarët thonë se mund t’i afrohen pikës kur ka filluar formimi i universit. “Në këtë rast ne mund të shohim gjithësinë kur ka qënë më e re e deri afër Big Bengut”. Teleskopi do të jetë i pajisur me tre kamera infra të kuqe me sensor më të fuqishëm se më parë.



Por pjesët më interesante janë pasqyrat e veçanta me shtresa ari që formojnë pasqyrën e kryesore të teleskopit, e cila është e ndërtuar nga 18 segmente gjashtëkëndëshe. Jonathan Gardner thotë se teleskopi i ri do të jetë në dispozicion të shkencëtarëve në të gjithë botën. “Astronomët nga çdo universitet i botës mund të bëjnë projekt-propozime”. Zoti Gardner thotë se Teleskopi James Webb do t’i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë se si janë krijuar galaksitë dhe si janë dukur ato në të kaluarën.ikub.al
 
Titulli: NASA ndërton teleskopin që shikon të kaluarën e universit

Nuk po kuptoj ku qëndron arësyeja e fascinacionit se ne "shohim të kaluarën"?
Kjo nuk don shumë filozofi të madhe. Ne në fakt sa herë perceptojmë
diçka shohim gjithmonë të kaluarën, vetëm se kjo mvaret sa larg ka ndodhur ngjarja.
Dmth. sa shpejt arrinn drita(koha) mvaret nga rruga thye shpejtësia.

t=s/v(c)

Kurse, të shohësh të ardhmen është e pamundur ( së paku, sipas njohurive për momentin).
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top