NASA: Marsi kishte një oqean sa Atlantiku

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në Mars para tre miliardë vitesh ekzistonte një oqean kolosal me madhësi të Atlantikut, që zinte 19 për qind të sipërfaqes së Marsit, e në disa vende thellësia e tij ishte mbi 1,6 kilomtera, thonë shkencëtarët e Agjencisë amerikane të kozmosit në studimin e publikuar në rvistën Science.

Duke analizur atmosferën e Marsit, hulumtuesit kanë përfunduar se “Planeti i kuq” ka humbur 87 për qind të ujit të tij në kozmos. Sa për krahasim, Atlantiku zë 17 për qind të sipërfaqes së Tokës. Në Mars dikur ka pasur aq ujë se i tërë planeti ka mundur rë mbulohet me të, dhe atë në lartësi prej 137 metrash, thonë në NASA.

Shkencëtarët, ndërkaq, besojnë se uji e ka formuar oqeanin e madh, i cili është shtrirë në hemisferën veriore të Marsit, dhe se në disa vende thellësia e tij ishte edhe mbi 1,6 kilometra. Duke pasur parasysh gjeologjinë e saj, kjo pjesë e planetit që moti konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për ekzistimin e oqeanit.

“Studimi ynë ofron vlerësim të mirë të ujit që ka ekzistuar në Mars”, ka thënë Geronimo Vilanueva, hulumtues i Qendrës për fluturime Godar të NASA-s, në Greenbelt të shtetit Maryland. “Duke iu falënderuar këtij studimi, mund të kuptojmë më mirë historinë e ujit në Mars”, ka shtuar ai.

Vlerësimi më i ri mbështetet në shqyrtimet shumë të detajuara të ujit të rëndomtë, të cilin e përbën një atom oksigjeni dhe dy atome të hidrogejnit (H2O) dhe ujit të rëndë, në të cilin një atom duteriumi e zëvendëson një atom hidrogjeni.B koha
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: NASA: Marsi kishte një oqean sa Atlantiku

A qar rriskut sdi kur po liberalizohen vizat per mars :P
 
Back
Top