LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Përbëhet nga 1.5 miliardë piksela dhe kërkon një hapësirë prej 4.3 gigabitësh në disk. NASA thotë se kjo është fotografia më e madhe e marrë ndonjëherë ku përfshihen 411 imazhe të veçanta të gjitha të kombinuara së bashku për të treguar pamjen spektakolare të një seksioni të galaksisë Andromeda, që ndodhet 2 milionë vite dritë larg Tokës.
Teleskopi Hubble i mori imazhet në një rezolucion të tillë që mund të krahasohet sikur të fotografosh kokërrat e rënës individualisht. Galaksia Andromeda me qindra miliarda yje, është një prej qindra miliardë galaksive në pafundësinë e universit.
Për më shumë hollësi, në se dëshironi, mund të shkoni tek faqja a Nasës, NASA.GOV për të parë nga afër galaksinë fqinje, dhe për të shijuar fotot spektakolare dhuratë e teleskopit Hubble.
Marrë nga: VOA