Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

NASA, e kaluara legjendare, një e ardhme plot sfida dhe horizonte të reja

Një amerikan ishte astronauti i parë që fluturoi në orbitë rreth Tokës 50 vjet më parë. Kur John Glenn u kthye në Tokë, publiku e priti me adhurim, ndërkohë që programi amerikan i hapësirës përgatitej për të dërguar njerëz në Hënë në 1969.


nasa_e_kaluara_legjendare_nje_.jpg








Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) po feston një përvjetor të rëndësishëm këtë muaj, ndërkohë që përgatitet për një të ardhme plot sfida në një periudhë shkurtimesh buxhetore.

Një amerikan ishte astronauti i parë që fluturoi në orbitë rreth Tokës 50 vjet më parë. Kur John Glenn u kthye në Tokë, publiku e priti me adhurim, ndërkohë që programi amerikan i hapësirës përgatitej për të dërguar njerëz në Hënë në 1969.

Dekada më pas, astronautja Cady Coleman bën pjesë në programin aktual të hapësirës NASA. Ajo ka qenë në hapësirë tre herë, përfshirë një qëndrim prej afro gjashtë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar Orbital vjet.

“Fakti që kemi një stacion hapësinor në orbitë në këtë moment, me 6 persona që jetojnë atje, punojnë dhe kryejnë eksperimente që nuk mund t’i realizojmë këtu, më jep shumë shpresë për të ardhmen”.

Presidenti Barack Obama thotë se e ardhmja përfshin plane për të dërguar njerëz në Mars. Administratori i NASA-s Charles Bolden parashtroi kohët e fundit projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Misionet aktuale në Mars, Laboratori Shkencor që planifikojmë të dërgojmë në Mars dhe Misioni MAVEN për të studiuar atmosferën e Marsit do të ofrojnë për vite me radhë të dhëna për të na ndihmuar ta kuptojmë këtë planet dhe nevojat tona për të ardhmen për të përmbushur objektivat që ka parashtruar presidenti për të dërguar njerëz në Mars nga mesi i viteve 2030”.

Sonda, objekte orbitale dhe pajisje të tjera po u ofrojnë aktualisht shkencëtarëve hollësi mbi Marsin. Laboratori Shkencor i Marsit pritet të zbresë në këtë planet në gusht. Mjeti hapësinor MAVEN do të dërgohet në Mars në fillim të vitit të ardhshëm për të studiuar atmosferën e këtij planeti.

Por ka edhe plane për shkurtime. Bolden ka njoftuar se NASA do të braktisë idenë e misioneve ExoMars, një projekt i përbashkët hapësinor mes NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Astronautja Cady Coleman thotë se ka besim se një ditë njeriu do të shkelë mbi Mars: “Nuk do të realizohet aq shpejt sa ç’mund ta dojë ndonjëri prej nesh, por ne si amerikanë, apo edhe njerëzit në vende të tjera në botë, nuk jemi të duruar. Njeriu është i prirur të eksplorojë. Marsi është horizonti i ardhshëm dhe do të shkojmë në atë planet kur të jemi gati. Unë jam ndër ata që e mbështesin fort këtë ide. Dua të shoh njerëz që shkojnë dhe kthehen nga Marsi, por kemi shumë punë para se të jemi gati për atë udhëtim”.

Astronautja Coleman thotë se do të kthehej me gjithë qejf në hapësirë - një ndjenjë që e bashkon me një prej shtatë astronautëve të parë të NASA-s.

36 vjet pas udhëtimit të tij në orbitë, John Glenn theu një rekord të ri duke udhëtuar përsëri në hapësirë në vitin 1998 duke u bërë në moshën 77 vjeçare, personi më i moshuar, që udhëtonte në hapësirë./Yllpress
 
Pe: NASA, e kaluara legjendare, një e ardhme plot sfida dhe horizonte të reja

Nuk e lexova gjith shkrimin por me beri pershtypje sepse une di qe i pari qe ka bere nje udhetim reth tokes ne hapsire ka qene nje qen Rus se nuk ja mbaj mend emrin dhe me pas Juri Gagarin.

Ndersa amerikanet shkuan ne laboratorin e zones 55 dhe ben gjoja vajten ne hene, epo keshtu eshte kur fryen era edhe ne hene.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back