Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

NASA dhe projektet e saj për eksplorimin e hapësirës

NASA dhe projektet e saj për eksplorimin e hapësirës
NASA_dhe_projektet_e_saj_per_ekslorimin_e_hapesires.jpg
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, i është afruar sistemit diellor me një kontingjent të sofistikuar teleskopësh, satelitësh dhe anijesh hapësinore gjatë 50 vjetëve të historisë së vet.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Pol Sisko i hedh një vështrim sondave të drejtuara në mënyrë automatike që agjensia ka për të ekploruar universin dhe për ta njohur më shumë atë.

Për gjysëm shekulli agjensia NASA ka eksploruar universin me satelitët e saj të cilët kanë mbledhur të dhëna dhe pamje në hapërsirë. Teleskopi hapësinor Habël, sonda Casini, anijet hapësinore Vuajazhër dhe Fenix janë vetëm disa nga qindra sondat e agjensisë që entuziazmojnë prej vitesh publikun. اdonjëra nga këto ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e njohurive tona mbi hapësirën dhe pjesët më të largëta të universit. Ja ç’thotë shkencëtari i agjensisë NASA, Dejvid Uilliams:

“Fillimisht dërguam në hapësirë sondën Rejnxhër. E nisëm atë direkt drejt hënës dhe ajo filloi të fotografonte pa pushim. Por disa nga fotografitë më të mira që kemi nga hëna janë bërë në vitet 60. Këto anije hapësinore e tregonin kaq qartë hënën saqë ne e dinim se ç’të prisnim kur shkuam në hënë.”

Një numër sondash kanë hartuar e fotografuar, janë ulur apo edhe kanë ecur në planetin Mars, duke ofruar pamje të shkëlqyera të planetit të kuq, dëshmi të pranisë së ujit atje dhe shumë më kaq.Anija Feniks e cila ndodhet atje për momentin po fotografon si dhe analizon përbërjen e planetit dhe të atmosferës.

Agjensia NASA ka dërguar sonda në çdo planet të sistemit diellor. Ndoshta sondat Vuajazhër kanë qënë më të jashtzakonshmet. Ato u dërguan atje në vitin 1977 dhe ndonëse mendohej të kishin një jetëgjatësi prej vetëm 5 vjetësh vazhdojnë të bëjnë punën e tyre nëpër planete.Historiani i hapësirës Riçard Launius i cili punon në Muzeumin Kombëtar të Hapësirës në Uashington thotë se sonda Vuajazhër i ka kaluar të gjitha parashikimet. Pasi kanë observuar planetët Jupiter, Saturn dy sondat Vuajazhër vazhduan misionin e tyre në planetet Uran dhe Neptun. Sipas shkencëtarit të agjensisë Ed Stoun:

“Projekt pas projekti ne zbuluam të gjitha pikat e dritës dhe të gjitha ato ishin të ndryshme. Si shkencëtar për mua kjo ishte një periudhë e jashtzakonshme zbuilmesh dhe ne vazhdojmë edhe sot të zbulojmë gjëra që nuk i kemi parë ndonjëherë."

Sondat zbuluan detaje të reja në lidhje me unazat e planetit Saturn si dhe nxorrën në pah faktin që në planetin Neptun erërat fryjnë deri në 2000 km në orë. Teleskopi hapësinor Habëll ka tërhequr vëmendjen e publikun si asnjë sondë tjetër. Teleskopi u hodh në hapësirë në vitin 1990. I quajtur ndryshe si “dritarja e universit” ai ka prodhuar qindra mijëra pamje spektakolare të cilat kanë rritur ndjeshëm njohuritë mbi hapësirën.Astronautët së shpejti do t’i rikthehen hapësirës ku do të vazhdojnë të çojnë përpara aftësitë e vrojtimit e do të vazhdojnë të zbulojnë sa më shumë nga misteret e universit.BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back