NASA bombardon Henen

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
NASA ka bombarduar Henen duke permbyllur keshtu fazen e pare te misionit “Lcross” i cili ka si qellim kerkimin e ujit ne satelitin e Tokes.
Raketa “Centaur” eshte perplasur me kraterin henor Cabeus, ne afersi te polit te jugut henor per te kerkuar rezerva te metejshme hidrike, e ndjekur nga “sonda nene”.

Impakti ka ndodhur me nje shpejtesi me te madhe se 7 mije kilometer ne ore rreth ores 7:33 (13:33 me oren tone lokale), me disa minuta vonese nga orari i parashikuar, duke ngritur nje re pluhuri henor.
Sonda pati vetem kater minuta kohe per te filmuar dhe fotografuar efektet e impaktit nepermjet pajisjeve qe gjendeshin ne bord, per te kerkuar avuj ujore ose fragmente akulli ne rene e detriteve te ngritura nga shperthimi.
Misioni spektakolar mund te konfirmoje rezultatet e sondes indiane “Chandrayaan-1”, qe ka zbuluar gjurme uji ne siperfaqen henore. TCH
 
[youtube]TEMT8j_xnog[/youtube]
[youtube]P3PLqcJlE2I[/youtube]
 
Last edited by a moderator:
Po e shikoja videon ne msn.com dhe kane pritur me padurim shume astronom profesioniste dhe amatore te shohin shperthimin me shkendija e fishekzjarre nga eksplodimi, por as edhe nje shkendi nuk eshte verejtur! Komentatoret ishin te habitur pse nuk shihej ekslodimi i ndritshem! Si duket kane harruar se ne nje hapesire pa oksigjen nuk mund te ket ndezje flakesh.
 
Back
Top