Nard Ndoka poston foto me një çift gey dhe ka dy propozime

Quku

Marakli Krapit
ndoka.jpg

Deputeti Nard Ndoka ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe masa parandaluese për ato që ai i quan "fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjes".

Ai ka postuar edhe një foto që tregon një familje në vitin 1980 dhe një tjetër në vitin 2013, ku shfaqet edhe një çift homoseksualësh. Duke postuar këtë foto, deputeti flet për "degradimin moral të shoqërisë që ka goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare".

Ndoka propozon që të përjashtohen nga taksat lokale për 5 vjet ato familje që adoptojnë një fëmijë. Ai gjithashtu kërkon që të taksohen me 100-200 mijë lek ata persona që mbajnë qen luksi në shtëpi.

“Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100-200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mban qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë fëmijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200-350 mijë lekë në vit.

"Me këto masa shtrënguese do të ruajmë të pastra ambientet e përbashkëta, do të rrisim sigurinë tek fëmijët dhe të moshuarit, do të rrisim ndjenjën e humanizmit njerëzor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi”, shkruan Ndoka.
 
Titulli: Nard Ndoka poston foto me një çift gey dhe ka dy propozime

Hahaha ky rri rri e e thote ndonje nga te tijat... taks per qenin thote..pak taksa kemi?? ncncnc ... kush jan rracat e qeve luksoz???...
 
Titulli: Nard Ndoka poston foto me një çift gey dhe ka dy propozime

Nuk e besoj qe eshte dora vete Nard Ndoka, pas ketij artikulli :)

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top